Pak momente më parë ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka dalë më një deklaratë të fortë sa i përket procesit të vaksinimit me dozat kineze. Ai tha se procesi i vaksinimit me këtë vaksinë duhet të ndalohet menjëherë për personat mbi moshën 60-vjeç.
Sipas Berishës, vaksina kineze shkakton pasoja tek këta persona dhe kjo është arsyeja përse ka patur shtim të numrit të viktimave ditët e fundit. Sakaq, edhe OBSH ka dalë me një thirrje sa i përket kësaj kësaj vaksine duke thënë se ka mungesë të dhënash sa i përket grupmoshave të ndryshme.
“Stop vaksinës kineze te/mbi 60 vjeçarët!
Shtohet ditët e fundit ndjeshëm numri i te vdekurve pas vaksinimit me vaksinën kineze, e cila është e ndaluar të aplikohet mbi moshat 60 vjeç.
Edvini fsheh njoftimin e autoriteteve kineze sipas të cilit ndalohet përdorimi i vaksinës në personat mbi 60 vjeç.
Fshihet gjithashtu me qellim data e skadencës e të tre vaksinave në përdorim.
Të dashur miq, autoritetet kineze kanë njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare se ndalohet të përdoret vaksina Sinovac në personat me moshë 60 vjeç e sipër.
Por Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia fshehin në mënyrë kriminale njoftimin zyrtar të autoriteteve kineze dhe vazhdojnë të injektojnë këtë vaksinë mijëra raste të moshës 60 vjeç e sipër, gjë që është shoqëruar këto ditë me shtim të vdekjeve pas vaksinës në këta persona.”,- shkruan Berisha ndër të tjera.