Ish-kryebashkiakët e Beratit dhe Gjirokastrës emërohen prefektë

459
Qeveria shqiptare në mbledhjen e së merkurës miratoi në parim, marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për realizimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe projektimit në nivel përfundimtar si dhe studimit të impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave. Qeveria vendosi që Z. Fadil Nasufi emërohet prefekt i Qarkut të Beratit dhe Z. Flamur Bime emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

Nasufi ishte kreu i Bashkisë së Beratit para zgjedhjeve të 21 qershorit ndërsa Bime vjen nga detyra si kryebashkiak i Gjirokastrës. Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi disa shtesa dhe ndryshime në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.250, datë 24.4.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve të Brendshme, për Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Sigal