“Integrimi është peng i qëndrimeve politike të PS-së”

477
Sigal

INTERVISTA/ Kreshnik Çipi, deputet i PD-së: “Zgjedhjet e 2013-s, priten të ashpra, se opozita acaron konfliktet”

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çipi, në intervistën për “Telegraf” shpreh qëndrimin e maxhorancës për humbjen e statusit për herë të tretë, por edhe mendimin se zgjedhjet e 2013-s do të jenë të acaruara, për shkak të vijimësisë së politikës të PS-së, për të justifikuar humbjen e saj.

– Zoti Çipi, duke parë reagimin, politikanët nuk ndihen edhe kaq të shqetësuar për mosdhënien edhe për herë të tretë të statusit kandidat. Cila është përshtypja juaj?

Jo, unë nuk jam me mendimit që shprehët. Problemi sot është çfarë bëmë ne që erdhëm deri këtu. Mendoj që maxhoranca i kreu në mënyrë të përkryer detyrimet e saj për kushtet e 12 prioriteteve të integrimit. Bllokimi ka ardhë fare qartë nga një qëndrim absurd i politikanëve të opozitës.Po të ishin votuar tre ligjet, ne sot do të kishim statusin kandidat për në BE. Politikani duhet të dalë mbi ambiciet e veta partiake dhe personale.

–  Kritika e BE-së ka të bëjë se reformat nuk janë bërë thellësisht në Gjyqësor, në ndërtimin e shtetit të së drejtës, nuk është luftuar korrupsioni. Këto kritika a nuk kapërcejnë pretekstin e mosvotimit të tre ligjeve?

– Absolutisht, po. Ligji për Gjykatën Administrative, që ka qenë para 2009-s është hequr zvarrë nga opozita. Të gjitha janë hallkat e një zinxhiri. Problemi i korrupsionit është fenomen që ka shoqëruar që nga krijimi i njerëzimit dhe qeveria po ndërmerr reforma për ta luftuar.

Fakti që Shqipëria u zhyt edhe më poshtë, 15 vende,  në klasifikimin e vendeve të korruptuara, a ka përgjegjësi maxhoranca?

– Maxhoranca në 7 vjetët e saj ka bërë ndryshime të paimagjinueshme. Këto që ka bërë kjo qeveri, nuk është bërë në këto 20 vite. Është bërë maksimumi. Situata e sotme është një situatë e përgjithshme, nuk është vetëm e shtetit shqiptar. Ka shtete që kanë tradita në demokraci dhe sot janë në një krizë më të thellë.

– Në politikën e maxhorancës, si perceptohet lufta kundër korrupsionit?

–  Ligjet që kemi miratuar janë arma më e sigurt në luftën kundër korrupsionit. Mund të ketë individë të veçantë, të cilët mund të  shfrytëzojnë pozitën e tyre që kanë në pushtet dhe mund ta përdorin për përfitime personale. Problemi është sa është e impenjuar qeveria shqiptare. Dhe ju e shikoni që përpjekjet janë të përditshme që transparenca të jetë në të gjithë veprimtarinë qeverisëse.

Mungesa e bashkëpunimit politike midis pozitës e opozitës, ka arsye objektive, apo është shprehje e vënies të interesit partiak mbi interesat e integrimit?

Unë them që PD-ja e ka afruar përherë mundësinë e bashkëpunimit politik, por PS-ja ka kundërshtuar për të bërë zhurmë opozitare. 2 vjet rresht, pas 2009-s, Edi Rama na bllokoi çdo mundësi mirëkuptimi e bashkëpunimi. Në momentet vendimtare, PS-ja ka zgjedhur rrugën e kundërshtive dhe të ngërçeve politike. Opozita u udhëhoq nga mentaliteti se mos maxhoranca do të merrte atributet e integrimit, ndaj nuk pranoi bashkëpunimin.

– Faleminderit!