Instituti i Studimeve Politike: Avokatit të Popullit i ka përfunduar mandati, Kuvendi të marrë masa

244
Sigal

Në qershor 2022 ka skaduar mandati kushtetues i Avokatit të Popullit, një funksion me rëndësi në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe interesave publike. Kuvendi do të duhej të kishte siguruar të gjithë procedurat e konkurrimit dhe të votimit për drejtuesin e ri ose konfirmimin e drejtueses së vjetër, – por Kuvendi, kryesisht për shkak të lobimeve personale dhe politike, fillimisht shtyu afatet ligjore të konkurrimit dhe më pas nuk ka arritur ende të marrë një vendim. Në tetor 2022, pra 4 muaj pas skadimit të afatit kushtetues, Kuvendi nuk ka përmbushur ende detyrimin e vet kushtetues dhe ligjor. Praktika të tilla të vonesave dhe vakancave janë një tregues kritik për rolin e Kuvendit dhe përgjegjësitë e tij ligjore, si dhe një tregues i standardeve të dyfishta të vendimmarrjes: çdo qytetar i RSH penalizohet administrativisht nëse kalon afatin ditor të detyrimeve, çdo subjekt privat gjithashtu penalizohet, por kur institucioni kryesor vendimmarrës, Kuvendi, shkel ligjin nuk ka as penalizim, as përgjegjësi, as ndjesë, as reflektim. Kontraste të tilla janë tipike për demokraci të brishta dhe piramidale, ku ndikimet personale dhe preferencat politike injorojnë procedurat dhe normat demokratike e ligjore.

Koha për transparencë dhe llogaridhënie.