“Influencimi mbi votuesit bëhet që para zgjedhjeve”

232
Sigal

Intervistë e Stacionit Radio-Televiziv publik Zvicran (RSF) me Florian Bieber, Drejtor i Qendrës për Studimet e Europës Juglindore, Universiteti I Gracit, Austri:

• Problemi kryesor është se cfarë ndodh para zgjedhjeve, trysnia që ushtrohet mbi zgjedhësit për të votuar për një parti të caktuar. Në prag të zjedhjeve u zbulua se Partia Socialiste në qeveri kishte një rregjistër me të dhëna për qytetarët, që u përdor për presion në votime.
• Nga njëra anë tani në Shqipëri kemi “state capture” (kapjen e shtetit) nga qeveria në pushtet, sikurse në Malin e Zi dhe Serbi, tentativë për kontrollin e shtetit dhe keqpërdorimin e institucioneve shtetërore për qëllimet e veta. Nga ana tjetër është trysnia ndaj shtypit. Rama njihet për presionin që ushtron formalisht dhe joformalisht ndaj mediave kritike. Te dyja këto anë janë pjesë e një tabloje të plotë të drejtimit autoritar të vendit.
• Lidhur me reformat, cështja tani është se si qeveria Rama do të vazhdojë reformat substanciale, jo vetëm si do të miratojë formalisht ligjet , por edhe zbatimi I tyre. Pra si do të kufizohen mekanizmat e pushtetit.
• Përsa I takon non-paper për ndryshimin e kufijve, politikanë si Edi Rama janë më tepër të shqetësuar mbi mundësinë e shtrirjes së LVV edhe në Shqipëri. Në Kosovë endërra për një “Shqipëri të Madhe” është më e madhe sesa në Shqipëri. Megjithatë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, “Shqipëria e Madhe” është më tepër retorikë sesa një projekt politik konkret.