Ina Zhupa: Sheshi i Lirisë, forca e qytetarëve përballë shtetit

512
Në këto 90 dite te Sheshit të Lirisë qytetaret treguan se mund tja dalin që të jenë më të rëndësishëm se pushteti.

Lulzim Basha nisi një betejë për votën e lirë, ku në rradhë të parë vuri shqiptarët dhe Shqipërinë. Ja ka dalë që ti jap shqiptareve edhe duke qënë në opozitë më shumë arritje sec mund te numeroj qeverisja e vendit. Miratimin i ligjit te dekriminalizmit, kthimin e vemendjen politike per te pranuar problemin e droges te kesaj qeverisje, miratimi i reformes ne drejtesi, nje qeveri teknike dhe garanci per voten e lire te qytetarve shqiptar. Kembengulja dhe vizioni i tij sot pershendeten nga shqiptaret dhe te huajt sic ka ndodhur edhe me pare. Qytetaret ne qender te sistemit, eshte baza e themeleve te Republikes se Re qe lindi nga Sheshi i Lirise.

Falenderoj te gjithe shqiptaret qe ju bashkuan atij sheshi dhe qendruan 24 ore ne 24, qe ju bashkuan protestave te opozites dhe akteve te mosbindjes civile.

Falenderoj 534 folesit qe ne bashkebisedim me mua, treguan cdo dite ne oren 15:00 ne Cadren e Lirise me fjalen e tyre, me zerin qe edhe mund ti dridhej nga emocionet, te vertetat e realitetit qe jetojme. Shume larg propagandes qe mundohet te na shesi ne television.

Si zedhenese e Partise Demokratike ndjehem e privilegjuar sepse nuk ka gje me te vlefshme sesa ti japesh ze halleve, problemeve dhe te vertetave te qytetareve te vendit tend. Nga Jugu ne Veri, nga te gjitha moshat, nga ate gjitha profesionet, burra dhe gra e shnderruan Cadren ne agoren e demokracise.

Beteja jone per ndertimin e Republikes se Re, nga sot merr nje forme tjeter. Kemi detyren qe te gjithe bashke ta shnderrojme Shqiperine ne nje Shtet te Lirise dhe Demokracise, ne nje shtet per qytetarin, ne nje shtet me ekonomi te forte dhe me shume paqe sociale.

Drejt 25 qershorit, per nje fitore te Shqiperise me Partine Demokratike. Me #LulzimBashen, #superekipin dhe #superprogramin per Republiken e Re.
Sigal