Rama bën Sandër Lleshin ‘pronar’, ja si do të japë me qira edhe policë shtetërorë

457
Sigal

Duke filluar nga sot Sandër Lleshi, nuk do të jetë më thjesht një Ministër i Brendshëm por edhe pronar i një Shoqërie të Ruajtjes Fizike që do të përbëhet nga policë të shtetit, të cilët kundrejt një pagese do të ofrojnë shërbime policore mund kundrejt të gjithë atyre që kanë nevojë për shërbime të tilla.

Vendimi është miratuar sot nga qeveria e cila ka ligjëruar krijimin e shoqërisë ‘Illyrian Guard”, e cila do të jetë me kapital 100 për qind shtetëror.

Në këtë vendim sanksionohet se “Kjo shoqëri sipas vendimit të qeverisë do të regjistrohet në QKR dhe do të ofrojë shërbime të ruajtjes fizike dhe juridike, publik dhe privat, për të gjithë ata të cilët kërkojnë ruajtje objekti apo fizike, të cilët mund ta marrin ketë shërbim kundrejt pagesës’.

Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., sipas vendimit, do të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.

Ndërkohë që Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100 (njëqind) për qind të aksioneve të shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., është Ministria e Brendshme.

Më tej vendimi i Këshillit të Ministrave informon se ‘Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime mbështetëse në Ministrinë e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj, në zbatim të kompetencave që i njihen kësaj të fundit sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore”, thuhet në VKM.”, thuhet në VKM.