Deputetja e zgjedhur Ina Zhupa ka denoncuar me anë të një video, prishjet selective të ndërtimeve që po ndodhi në Ksamil, duke e cilësuar si një hakmarrje politike.
‘Prishjet selektive si hakmarrje politike për denoncimet që i kanë bërë hapur pushtetit në fushatën elektorale.
Në 5 Prill në Ksamil kemi takuar Hidajet Zogaj dhe familjen e tij, të cilët kanë denoncuar me fakte sesi ishin ankuar ne bashki dhe IKMT për nje ndertim qe i zinte rrugen e shtepise dhe kishin hapur nje porte vellai nga vellai se nderkohe cdo gje ishte bllokuar. Ndertimi i denoncuar prej tyre qe bllokonte rrugen publike ishte bere nga familjar te atyre qe punonin ne bashki.
Pas zgjedhjeve nuk prishin ndërtimin jashtë çdo norme, çdo leje dhe çdo rregulli që familjarët denoncuan por vjen hakmarrja ndaj tyre se pse kanë treguar të vërteten dhe i dolën në krah opozitës.
Policia dhe IKMT shkon për t`ju shëmbur pa asnjë njoftim dhe në kundërshtim me ligjin kollonat e shtëpisë që datojnë në vitin 2004 sipas të gjitha rregullave dhe që nuk e përfunduan dot për mungesë parash.
Është detyra jonë që mos ta ndalim betejën për këta qytetarë që na besuan! Për shqiptarët që duan ti vij fundi pandëshkueshmërisë dhe klientelizmave të miqve dhe familjarëve të pushtetit dhe të gëzojnë pronën dhe të drejtat e tyre sipas ligjit.”