Ina K. Zhupa: Fshehja e vrasësve për drogën, thellim i inkriminimit të Ramës dhe Tahirit

548
Sigal

Gazeta Telegraf/

Edi Rama dhe
Saimir Tahiri po e thellojnë edhe më shumë inkriminimin në kanabizimin e
vendit, duke mohuar edhe pasojat më ekstreme që vijnë nga droga: vrasjet dhe
ekzekutimet mafioze. Jo vetëm i mohojnë, por i fshehin, i paraqesin si
vetvrasje ose për motive të tjera. Kështu bënë me vrasjen një javë më parë të
36 vjetarit Besnik Pudja në Shëngjergj. Në mënyrë kriminale, me urdhrin e Ramës
e Tahirit për të mohuar drogën, ekzekutimi i Pudjës u paraqit si vetëvrasje. Partia
Demokratike e denoncoi menjëherë si rast, por nuk pati reagim nga Tahiri dhe
Rama. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimin për vrasje për hesapet e drogës. Vetë
babai i viktimës e ka denoncuar në media se djali i tij është ekzekutuar. Kjo
është viktima e tetë në këto 3 muaj me motiv drogën dhe parcelat me kanabis. Këto
janë pasojat e kanabizimit të vendit; konflikti, hasmëria, vrasjet. Shoqëria po
destabilizohet, droga ka pushtuar edhe shkollat tona. I vetmi i pashqetësuar
për këtë është Edi Rama. Eshtë i pashqetësuar, se nuk i interesojnë qytetarët,
shkollat, fëmijët, rendi dhe siguria. I interesojnë vetëm paratë e drogës që do
t’i përdorë për të blerë e mbajtur pushtetin. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë
këtë gjendje, s’mund ta lejojnë këtë katastrofë. Shqipëria pa Edi Ramën do jetë
më mirë. Familja, shkolla, rendi, e ardhmja do jenë më mirë pa Edi Ramën.