Ilir Meta: Në 13 Tetor, të bëhen zgjedhje parlamentare, vendore dhe të zgjidhet Presidenti i Republikës, koha nuk pret

480
Sigal

Presidenti Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se në datë 13 Tetor do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Meta i qëndron kësaj date, edhe pse asnjë parti politike nuk ka deklaruar pjesëmarrje në këto zgjedhje të dekretuara nga Meta.

Presidenti u shpreh se në të njëjtën ditë, do të ishte e përshtatshme të zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare, madje të zgjidhet edhe Presidenti i Republikës, duke qenë se PS ka shprehur dyshime lidhur me mandatin e presidentit.

“Në mendjen time ekziston vetëm një datë, 18 Tetori. Është një datë që nuk e vendos unë, por e kanë vendosur të tjerë. Ajo që kemi vendosur bashkë, është që Shqipëria të beht si gjtihë Europa.

Zgjedhejt e ligjshme shtetërore, kushtetuese janë në 13 Tetor.

Arsyet përse kam dekretuar këtë datë, ju i dini, ishte data më e afërt, duke respektuar të gjtihë procedurat Ksuhtetuese dhe ligjore, që mund të garantonte përfshirjen e të gjtihë forcave opozitare që do të donin të merrnin pjesënë zgjedhje.

Të votojnë për pushtetin vendor, për Kuvendin e Shqipërisë, i cili nuk mendoj se është në situatë normale, njëkohësisht edhe për Presidentin e Republikës, duke qenë se ka disa pretendime nga Partia Socialiste, e cila ka qenë mbështetësja e kandidimit tim.

13 Tetori është një ditë e pashmangshme nga pikëpamje Kushtetuese dhe ligjore”.