Vrasja në Durrës, ja kush është viktima

520
Sigal

Një vrasje ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, në lagjen numër 18 të qytetit.

Burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se viktima është Feriz Bardhi.

Bardhi rezulton që të ketë qenë i përfshirë në trafikun e kokainës, pasi është arrestuar në vitin 2012 në Itali nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë “Kryqit të Kuq”. në lagjen numër 18 të qytetit bregdetar.

Policia ende nuk ka dhënë një informacion në lidhje me ngjarjen e ndodhur.