Tritan Shehu: Rama zgjodhi t’i realizojë kërkesat si Plaku i Vitit të Ri

471
Sigal

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se kryeministri Rama është shpallur “non grata” nga Universitetet dhe në panik të plotë publikoi sot një kartë virtuale 3D.

Ai shprehet se Rama zgjodhi të plotësojë kërkesat e studentëve si “Plaku i Vitit të Ri” pa bërë asnjë ndryshim në buxhetin për arsimin.

Ja statusi i plotë:

“Kryeministri, i shpallur “persona non grata” nga Universitet, ne panik “publikon” nje karte virtuale ne 3 D per 8 kerkesat e universiteteve, kur ata jane me pushime. Dhe premton te realizoje kerkesat si “Plaku i Vitit te Ri” me dhurata, pa bere asnje ndryshim ne buxhetin per arsimin!!!

Buxheti yne per arsimin, ne nivelin e 2,2 % te GDP, jane nga me te ultet ne bote. Premtimi i vjeter i Rilindjes e kerkesa e Universiteteve jane qe ai te arrije ne reth 5% te GDP…, ndersa Kryeministri thote qe ai mund te realizoje te gjitha kerkesat…edhe me shume, por vetem pa para!!

Gjetje e cuditeshme kjo… por besoj se do jete vetem ne 3D! Ndryshe nuk do na duhej buxheti, as shifra e premtuar 5%, gje per te cilen ai duhet te na shpjegoje pse e ka bere…kur nuk u dashka!

Ne fakt ai dhe sot nuk ndryshon asgje substanciale, shkaktare te degradimit, as buxhetin, as Ligjin e Arsimit te Larte… vetem premton ne 3D. Kur arsimi, shendetesia etj mund te rregulloheshin kaq lehte “falas” me “shkopin e tij magjik” perse u prit kaq gjate, pse studentet, pedagoget etj u cuan deri ne kete gjendje?!”, shkruan ai.