Ilir Meta me Ministrin e Jashtëm të Japonisë: Shqipëria rol të rëndësishëm në rajon

536
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, priti ditën e djeshme në takim ministrin e Jashtëm të Japonisë, Nobuo Kishi. Gjatë këtij takimi ai i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Shqipërisë në veçanti në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, bujqësisë dhe kulturës . Meta dhe Kishi ndanë besimin e përbashkët se hapja e ambasadës së Japonisë në Tiranë është një hap cilësor dhe provë e vullnetit e dëshirës për të forcuar më tej marrëdhëniet e gjithanshme dhe një dëshmi e një marrëdhënie të qëndrueshme në të ardhmen mes dy vendeve tona. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë dhe shprehën bindjen se investimet dhe prezenca e Japonisë në këtë hapësirë janë shumë të dobishme. Ministri Kishi, e uroi zotin Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës. Nga ana e tij Meta e siguroi bashkëbiseduesin se edhe si President ai do të jetë i përkushtuar që marrëdhëniet midis dy vendeve të përparojnë në të gjitha fushat e bashkëpunimit.
Sigal