Ilir Dervishi: Qyteti i Lushnjës u garanton pushuesve siguri dhe ambient të pastër

882
Sigal

INTERVISTË/ Flet nënprefekti i Lushnjës, Ilir Dervishi: Në momentin e marrjes së detyrës, gjendja infrastrukturore e N/Prefekturës ishte amortizuar pothuajse fare

Z. Nën prefekt, ju në fakt ushtroni detyrën e Prefektit për Lushnjën dhe Fierin, kompetenca këto që i janë dhënë institucionit prej vitit 2005. Si ndiheni dhe si i kini menaxhuar problemet për këtë kohë që ju jeni në detyrë?

Gjatë periudhës 8-mujore që jam në detyrë, në momentin e marrjes detyrës gjendja infrastrukturore e N/Prefekturës ishte amortizuar pothuajse fare dhe nuk ishte kryer asnjë inspektim në terren nuk njihej gjendja reale e hidrovoreve, rezervuarëve, argjinaturave dhe inspektimet nëpër komuna. Menjëherë mblodha stafin që unë drejtoj mbasi dëgjova me kujdes të gjithë problemet dhe shqetësimet por duke kërkuar dhe arsyet, sepse niveli i shërbimit  performanca e tyre dhe  zbatimi i detyrave linte shumë për të dëshiruar. Gjatë analizës doli se  një pjesë e stafit për arsye subjektive nuk i kishte realizuar detyrat që i ngarkonte funksioni por dhe rregullorja e brendshme e institucionit. Por edhe nga kontaktet e përditshme me përfaqësuesit e qeverisjes vendore dhe komunitetit dilte në pah që një pjesë e stafit që unë drejtoj linte shumë për të dëshiruar, për këto arsye mora disa masa. Kërkova program të detajuar të punës sipas sektorëve, raportim ditor të realizimit sipas programit  dhe arsyet e mos realizimit të ndonjë pike të programit dhe marrjen e masave mbështetëse nga ana ime si titullar që çdo pikë e programit të realizohej, kërkova respektimin rigoroz të rregullores brendshme, shërbimin në çdo moment dhe kohe rekord për qytetarët të çdo problemi që ata kanë midis tyre, por edhe me përfaqësuesit e pushtetit vendor. Një punë e mirë që vlen për t’u përmendur është disiplinimi i qarkullimit të makinave në qytet, ku individë të ndryshëm shkelnin hapur ligjin duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kaluar në sens të kundërt, që përbënin jo vetëm shqetësim por dhe një risk për jetën e qytetarëve, e gjithë kjo arritje u realizua në bashkëpunim të ngushtë me komisariatin e policisë.

Si vepron Pushteti Lokal me emergjencat, a ka kapacitetet e duhura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë?

Kam mbledhur shtabin e emergjencave civile, për marrjen e masave për përballimin e rasteve të fatkeqësive natyrore në prag të periudhës dimrit, kemi inspektuar të gjithë hidrovoret, rezervuarët, argjinaturat e lumenjve dhe kënetës së Karavastasë, zonës kodrinore për rastet e rrëshqitjes së tokës, kanalet e dyta dhe e kaluam me sukses sezonin e dimrit, duke bashkëpunuar me të gjithë instancat përgjegjëse, si Bordi kullimit, Drejtorinë e bujqësisë, Drejtorinë pyjore Policinë e shtetit, Drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile në ministri, Drejtorinë e koordinimit me prefekturat, Pushtetin vendor, Forcat e ushtrisë komando që janë dislokuar në  Poshnje. Kam mbledhur Taks-Forcën në kuadër të zbatimit të aktit normativ 4 të Këshillit të Ministrave, për therjen dhe tregtimin e produkteve të mishit, kemi mbledhur grupin e punës  për nismën, “Të pastrojmë Shqipërinë Turistike”, kemi mbledhur Taks- Forcën me temë, “Lufta kundër kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike”. Takimi mbi njohjen e vendimit nr.1dt 28.02.2014 të Task-Forcës, për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ka stabilizuar situatën. Një emergjencë ka qenë për  ndërtimin e një  banese për një familje në Grabian, mbas sensibilizimit të emisionit “Fiks Fare”, gjë që u realizua me ndihmën e një biznesmeni. Kemi ndihmuar nëpërmjet listave që më kanë prurë shoqatat si të verbërve, familjeve të policëve të vrarë, të jetimëve, duke përgatitur paketa ndihme në ushqime, gjithashtu, jemi gjendur pranë qytetarëve të ndryshëm edhe duke sponsorizuar vizitat mjekësore, ndihma ushqimore. Ndjej përgjegjësinë dhe detyrimin  për qytetarët e rrethit të Lushnjës si dhe forcës politike që më ka propozuar dhe sidomos lidershipit të saj që me vizionin e tij, figurën e tij, por edhe karrierën si burrë shteti na bën 10 herë më të fuqishëm e të përgjegjshëm për të sakrifikuar edhe nga vetja po qe nevoja në shërbim të komunitetit dhe zbatimit të ligjit.

Situata e sigurisë sot për sot është problemi më emergjent, ju si i kini bashkërenduar punët për garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë publike sidomos gjatë sezonit veror 2014,meqë  plazhi i Divjakës është pjesë e territorit tuaj.

Kam ngritur shtabin e punës  për marrjen e masave për garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë publike gjatë sezonit turistik 2014. Kemi ndërtuar planin e masave për çdo bashki, komune dhe institucion qendror nivel vendor, të cilat janë. Strukturat e Policisë shtetit brenda dt.25.05.2014  morën masa në përputhje të plotë me udhëzimet e Ministrisë Brendshme për garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë publike gjatë sezonit veror 2014, drejtuesit e Bashkisë Divjakë dhe Komunës Rremas në bashkëpunim me policinë e shtetit,  Policia Kufitare dhe Migracionit, rojën bregdetare  morën masa për përcaktimin e zonës së motorëve të ujit, sipas vijës plazheve publike dhe private,vendosjen e shenjave kufizuese (bovat) ku të përcaktohet vendvendosja hyrja apo dalja dhe zona e lejuar e lundrimit motorëve, oraret e përdorimit, përcaktimi distancës sipas thellësisë ujit, e cila të jetë jo më e vogël se 100-300m  Për vendosjen e shenjave kufizuese është bashkëpunuar me shërbimin hidrografik shqiptar, dokumentacionin e tyre, mënyrën dhe kriteret e përdorimit, mos lejojnë largimin ose afrimin në breg me shpejtësi më të madhe se 4 nyje. Në rast se nuk plotësohen këto kushte motorët e ujit duhet të ndalohen të ushtrojnë aktivitetin, në rast të kundërt të sekuestrohen si aktivitet i paligjshëm. Po merren masa për eliminimin e zhurmave në lokale gjatë natës pas orës 23:00, të sigurojnë sheshe parkimi për automjetet, sigurimin e trafikut në qarkullimin e automjeteve. Kryetarët e Bashkisë Divjakë dhe Komunës Rremas, të bashkëpunojnë me pronarët e hoteleve, restoranteve, lokaleve publike për të dhënë informacionin e nevojshëm për pushuesit tek strukturat e policisë për të rritur shkallën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Po sigurohen grupet e dhënies së ndihmës së shpejtë për gjatë vijës plazhit kur rrezikohet jeta e pushuesve nga mbytjet ne ujë, rreziku nga zjarri apo aksidente te tjera,në rrugët hyrëse të plazheve të vendosen tabela me nr. tel. të Policisë së Shtetit, shërbimit emergjencës, zjarrfikëses, grupeve të shpëtimit si dhe tabelat për zonat e rrezikshme për jetën. Të gjitha këto, raportohen tek N/Prefekti për të gjitha masat e mara me shkrim, si dhe të bëhen publike në media masat e mara dhe të kërkohet bashkëpunimi publikut për të krijuar ambient të sigurt edhe të qetë. Drejtoria AKU po ushtron kontrolle të vazhdueshme në drejtim të zbatimit ligjeve që mbështetet veprimtaria e saj, Inspektorati Mjedisor  në bashkëpunim me njësitë qeveritare po rrisin kontrollin në drejtim të pastërtisë. Po marrim masa për të rritur gatishmërinë e mjeteve dhe efektivave për të parandaluar dhe evituar rastet e zjarreve, sidomos në  plazhin e Divjakës, mjeti i caktuar të jetë në gatishmëri të plotë për këtë plazh. Shërbimi i Pyjeve të marrë masat për parandalimin e rreziqeve nga zjarri në zonën e pyllit të pishave Divjakë.

Po për dizefektimin e zonave bregdetare, ku përfshihet edhe Plazhi i Divjakës, çfarë është bërë në këtë prag sezoni?

DSHSH ka marrë masat për përballimin e shërbimit shëndetësor 24 orësh në plazhin e Divjakës dhe të Rremasit. OSSH ka marrë masat për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të zonave të plazhit. Në planin e masave higjieno- sanitare për zonën e turizmit është dhe dizinsektimi i zonave bregdetare. Me të marrë detyrën dhe duke qenë lushnjar dhe pushues i plazhit të Divjakës, mora kontakte me deputetët e qarkut, z.Petrit Vasili, z.Erjon Brace, znj. Eglantina Gjermeni, duke kërkuar që të lobonim së bashku për të  arritur projektin në  fjalë një ndihmesë të madhe na ka dhënë  dhe Kryetari Parlamentit z.Ilir Meta dhe u arrit që pas 25 vjetësh të dizinsektohesh bregdeti shqiptar.

Ky vit është 70-vjetori i jubileut të madh të çlirimit të Atdheut, çfarë projekte ka për festimin e kësaj ngjarje kaq të madhe?

 Me rastin e vitit jubilar të 70- vjetorit të çlirimit, kam ngritur Komisionin e Organizimit të Veprimtarive për përkujtimin e ngjarjeve jubilare për vitin 2014. Detyra e këtij komisioni është  hartimi programit, organizimi, drejtimi, bashkërendimi i punës dhe realizimi i veprimtarive përkujtimore, duke qenë se forca jonë  politike dhe lidershipi LANÇL e kemi të shenjtë  është një  përkushtim akoma më i madh për ne përfaqësuesit e kësaj force në realizimin e të gjithë  programit. Përkujtimi i 70-vjetorit nëpërmjet një sërë veprimtarish të nxisë reflektimin e gjerë të qytetarëve të rrethit tonë rreth mesazheve të rëndësishme që përcjell pjesëmarrja e popullit shqiptar në përpjekjen e madhe botërore kundër nazifashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Këto festime do të shndërrohen në një impuls të rëndësishëm frymëzues për të nxitur një valë të rëndësishme kontributesh kulturore dhe në fusha të ndryshme si, letërsia, muzika, artet pamore, sportet. Komunat dhe Bashkitë në bashkëpunim me Komitetin e Veteranëve të rrethit Lushnjë, kanë marrë masat për riparimin e varrezave të dëshmorëve, pllakave përkujtimore, lapidarëve ekzistues dhe ndërtimin e lapidarëve të rinj, pllakave përkujtimore të reja,në ëndet historike të rrethit.

Rrethi i Lushnjës ka një sipërfaqe toke të përgjithshme prej 71239 ha dhe një popullsi prej 176 377 banorë. Në qytetet e Lushnjës dhe Divjakës banojnë 62095 banorë të ndarë

Si më poshtë: 1.Qyteti i Lushnjës 54813 banorë. Rrethi i Lushnjës ka gjithsej 45.557 familje nga të cilat: 1. Qyteti i Lushnjës 15.964 familje, Qyteti i Divjakës 2.114 familje, në fshat 27.479 familje. Dendësia është 1283 banorë për km2, më të lartë se mesatarja e vendit (106.7). Qyteti i Lushnjës ka katër shkolla të mesme, ku njëra prej tyre është shkolle teknike. Numri i nxënësve në këto shkolla është 2873. Numri i mësuesve është 123, nga të cilët 63 janë femra. Qyteti ka një konvikt në të cilin akomodohen 110 nxënës.

 Nga Kastriot Caka