ILDKPKI arkëton nga mosdeklarimi i pasurisë të zyrtarëve 4.74 milionë lekë në 4-mujorin e parë

264
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Inspektorati i Lartë i Deklarimit  dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka arkëtuar të paktën 4.74 milionë lekë nga zyrtarët në mënyrë vullnetare apo me forcë përmes përmbarimit për shkak të gjobave të vendosur ndaj tyre. Këto të fundit kanë ardhur si rezultat i mosrespektimit të ligjit që lidhet me deklarimin e pasurive të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë.

Në raportin e 4 mujorit të këtij viti ILDKPKI detajon edhe dy zërat nga kanë ardhur gjobat.

Ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat Përmbarimore të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve  ligjore,  si dhe vendimeve gjyqësore  që kanë marrë formë të prerë.  Për këtë periudhë janë ekzekutuar tërësisht  gjithsej 18 raste, në vlerën 2,5 milionë  lekë” thuhet në raportin e ILDKPKI.

Në vitin 2020 niveli i gjobave të arkëtuara arriti 8.6 milionë lekë. Inspektorati raportoi se për periudhën 2014 – 2020 janë sanksionuar me masë administrative “gjobë” në total rreth 1.759 zyrtarë. Nga subjektet e monitoruara dhe të konstatuara në konflikt, Inspektorati bën me dije se në 502 subjekte janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues. si Deputete të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetare Bashkie.