Ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj: Përfitimet ekonomike nga Unioni doganor Ballkanik, ‘një qiqër në hell’  

272
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, duke komentuar marrëveshjen e nënshkruar dje nga Rama dhe Vuçiç mbi unionin doganor, e përshkoi këtë marrëveshje si ‘një qiqër në hell’, në lidhjet me përfitimet ekonomike që merr Shqipëria, në raport me Serbinë.

‘Marrëveshja e nënshkruar nuk është gjë tjetër veçse krijimi i një unioni doganor Serbi, Maqedoni, Shqipëri. Unioni Doganor i Ballkanit Perëndimor në vitin jo të largët 2016, ekonomikisht u konsiderua nga ‘The Economist Intelligence Unit’, “A pie in the sky” (byrek në qiell ose shqip do të thosha qiqra në hell). Analistët e njësisë së inteligjencës së revistës “The Economist” analizonin se mundësitë e përfitimeve ekonomike të Ballkanit Perëndimor nga bashkimi doganor, janë të papërfillshme për disa arsye.

Së pari, edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë  profile thuajse të njëjta ekonomike, me stadin e zhvillimit ekonomik edhe aftësive administrative, është thelbësisht e vështirë të negociohen tarifa të përbashkëta, për një bashkim doganor.