IKMT: E vërteta jonë për pronarët e Himarës

490
Sigal

Duke shprehur
keqardhjen për shpërdorimin e bërë nga PBDNJ, lidhur me aktivitetin e Inspektoratit
Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në zonën e Himarës, rezulton si më poshtë:

Ndaj subjektit
Gjikë Stramarko është proceduar me procesverbalin e Konstatimit të
Kundravajtjes Nr. 8, datë 14.01.2014 dhe vendim për prishje objekti të kundra ligjshëm
Nr. 3, datë 14.01.2014. Procesverbalin e konstatimit të kundravajtjes Nr. 01. datë
10.04.2014 dhe vendim  për prishje
objekti të kundraligjshem, ish- kampi i punëtorëve, Nr. 31, datë 10.04.2014.
Subjekti Gjikë Stramarko ka kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Vlorë, aktin administrativ “Vendim për Prishje Objekti”, Nr. 3,
datë 14.01.2014. Me vendimin Nr. 1628, datë 3.11.2014 kjo gjykatë ka vendosur
pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë, vendim që është lënë në fuqi nga Gjykata
e Apelit Administrativ, Tiranë me vendimin Nr. 3038, datë 5.10.2016. Aktualisht
ndaj këtij vendimi është ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë dhe jemi në
pritje të datës së gjyqit.

Për subjektin
Panajot Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes
Nr. 31, datë 23.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr. 13,
datë 23.01.2014.

Për subjektin
Foto Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr. 3,
datë 23.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr. 14, datë
23.01.2014.

Për subjektin
Ilva ShPK, me investitor Vasillaq Duni është proceduar me Procesverbalin e
Konstatimit të Kundravajtjes Nr. 11, datë 12.01.2014 dhe Vendimi për Prishje
objekti të kundraligjshëm  Nr. 06, datë
12.01.2014. Për subjektin Ilva ShPK, me investitor Viron Duni është proceduar
me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr. 10, datë 12.01.2014 dhe
Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr. 07, datë 12.01.2014.

 Për subjektin Ilva ShPK, me investitor Enriko
Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr. 09,
datë 12.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm  Nr. 08, datë 12.01.2014. Subjekti Henrik Duni
ka kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Vlorë aktin
administrativ “Vendim për Prishje Objekti”, Nr. 08, datë 12.01.2014. Me vendimin
Nr. 463, datë 1.09.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë
padisë, vendim që është ankimuar nga IKMT pranë Gjykatës së Apelit
Administrativ Tiranë dhe është në proces. Subjekti Vasillaq Duni ka
kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë aktin
administrativ “Vendim për Prishje Objekti”, Nr. 06, datë 12.01.2014. Me
vendimin Nr. 461, datë 1.09.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të
kërkesë padisë, vendim që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Administrativ
Tiranë me Vendimin Nr. 1481, datë 01.06.2016. Aktualisht ndaj këtij vendimi
është ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë dhe jemi në pritje të datës së
gjyqit. Në lidhje me pretendimet për prishje të objekteve të privatizuar të
familjes Beno, sqarojmë se: IKMT, me kërkesë të Bashkisë Himarë, ka mbështetur
me mjete dhe burime njerëzore të specializuara IMT- Bashkia Himarë, për
realizimin e prishjeve në kuadër të projektit “Rehabilitimi i shëtitores
kryesore anës detit, Himarë” dhe këto subjekte janë shpronësuar me VKM Nr. 999,
datë 09.12.2015 dhe janë  njoftuar
në  respektim të  afateve 
ligjore.