Igli Hasani takohet me homologun spanjoll Albares: U fokusuam në shfrytëzimin e mundësive të reja në sektorët e turizmit, energjisë dhe mbrojtjes

16
Sigal

Ministri për Punët e Jashtme, Igli Hasani takoi ditën e sotme homologun spanjoll Jose Manuel Albares.

Hasani bëri me dije se fokus i këtij takimi ishte shfrytëzimi i mundësive të reja në sektorët e turizmit, energjisë dhe mbrojtjes.

Postimi i Igli Hasanit:

Duke e mbyllur vizitën time zyrtare në Spanjë me një takim konstruktiv me homologun tim @jmalbares

Ne riafirmuam lidhjet tona të forta dypalëshe, diskutuam përparimin në dialogun politik dhe u fokusuam në shfrytëzimin e mundësive të reja në sektorët e turizmit, energjisë dhe mbrojtjes. Mirëkuptimi i sotëm i nënshkruar ndërmjet Akademive tona Diplomatike do të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet shërbimeve tona diplomatike.

Falënderoj Spanjën dhe Ministrin Albares për mbështetjen e tyre të zëshme për integrimin në BE për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.