I turpshëm presioni policor ndaj gazetarëve!

311
Sigal

Nga Bardh Spahia

Dmth nis hetimi ndaj Ylli Ndroqit dhe dërgohen forca speciale në ambientet e televizioneve të tij! Gazetarët u duken si kriminelë???? Apo inati se janë media që kanë denoncuar pa frikë aferat korruptive të Ramës, Veliajt e të tjerëve pranë tyre?

Pse ky presion skandaloz psikologjik ndaj gazetarëve që bëjnë detyrën e tyre? “Aksioni policor” po dekonspiron realitetin flagrant: presioni ndaj fjalës së lirë e gazetarëve kurajozë të mediave Ora e nëpermjet tyre kërcënim edhe ndaj të tjerëve.

Mbështetje për cdo punonjës të dy mediave, që po përballet me presionin policor e një vullnet të errët politik dhe thirrje për transparencë për këtë sjellje të pashembullt ndaj gazetarëve!