E vërteta e vizës së Petrit Vasilit në SHBA

627
Sigal

Një pyetje e shtruar sot gjatë intervistës së dhënë nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në Zërin e Amerikës, ka shkaktuar një furtunë diskutimesh politike në Tiranë. A ia ka refuzuar Ambasada e SHBA-së vizën amerikane Petrit Vasilit? Zonja Kryemadhi e ka mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.

“Po ti ishte mohuar viza, zoti Vasili ka qenë vitin e kaluar në vizitë zyrtare në SHBA. Zoti Vasili është një nga njerëzit më pa probleme. Zoti Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë me zotin Lu për Reformën në Drejtësi”.

Por cfarë ka ndodhur realisht? I kontaktuar nga SYRI.net zoti Vasili mohoi kategorikisht këtë lajm, ndërsa për të konfirmuar këtë fakt ai na vuri në dispozicion edhe foton e pasaportës së tij e cila është pajisur me vizën amerikane një vit më parë ndërsa ka qenë i ftuar në një aktivitet të Kongresit Amerikan me ftesë të veçantë.