Hyqmet Zane: Rikthim në dimrin e vetmisë së madhe të shqiptarëve

407
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Dikur shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare shkroi romanin “Dimri i vetmisë së madhe” që stigmatizoi qeverisjen e Enver Hoxhës që bëri shkëputjen nga Bashkimi Sovjetik i kohës. Dhe vërtet shqitparët mbetën në dimrin e një vetmie të madhe pa një aleat. Nuk jam stalinist, por populli rus ishte dhe mbetet vital në botën e njerëzimit, paçka qeverisjeve të tij. Për analogji do të thoja se tanimë nuk jemi në dimrin e vetmisë së madhe se u ndryshua sistemi, por pas 30 vjetësh po rikthehet ai “dimër” se po e kalojmë keq e më keq. Edhe pranverën po na e kthejnë në vetmi për një  popull që nuk e meriton. Fatkeqësisht ky popull nuk po shkëputet nga reminishencat e së shkuarës se nuk kupton se pranverat shqiptare po na i vret Edi Rama me gallataxhiun Erion Veliaj që ka vetëm dimër në fjalë, në mendje, në fytyrë dhe në sjellje bashkë me banditizmin shoqërues të tyre.

Kemi 8 vjet që dëgjojmë një kukuvajkë dymetrosh që mbeti sot e gjithë vitet duke bërë ku,-ku-ku në errësirën e një nate të zezë pis duke ndjellur të keqen e madhe që gatoi në tepsinë e tij që e deshi vetëm për veten dhe bandat e PPP-ve. Kemi 8 vjet që shohim karagjozllëkun e një kukuvajke që lavdinë e tij e gjen tek përgojimet e kundërshtarëve të tij politikë i mbyllur si në një burg falë imagjinatës së tij prej njeriu bosh në gjithçka. Ai po përdor përçmimin si vlerë qeverisëse, që nuk pushon së foluri “shatra patra” vetëm e vetëm se kështu do ai që Shqipërinë e sheh si çiflig të tij dhe shqiptarët si kavje eksperimentale.

“Nga “Shqipërinë e lirë dhe demokratike”, por që u bë një Shqipëri e izoluar dhe diktatoriale me në krye Partinë dhe shokun Enver, prandaj, duke besuar tek Partia dhe shoku Enver, ne shkuam në dimrin e vetmisë së madhe. Imitimi dhe sjellja përpikmërisht e Edi Ramës si babai i tij shpirtëror”

Gjithnjë e më shumë si njeri po e shikoj kryeministrin tonë si një i burgosur në qeli, të cilit sa herë i vjen gardiani, i thotë fjalë të mira duke e konsideruar si një prind dhe shprehje dashurie prindërore. Dita ditës edhe gardiani i bënte lëshime,e favorizonte me ndonjë gjë, se besonte tek fjalët e tij të mbushura me dashuri prindërore. Por kur erdhi një kontroll dhe inspektoi burgun, drejtori i shpjegonte një për një se përse ishte dënuar ky ose ai. Kur i erdhi rradha këtij të “mirit” që shprehte dashuri ndaj gardianit duke e cilësuar baba, drejtori tha se ai, i burgosuri, ishte i dënuar se kishte vrarë babanë e tij duke ia ëprdredhur kokën nga psikopatia e tij. Kështu thuhet se kështu ka ndodhur.

Nëse themi që e ardhmja e Shqipërisë ishte ëndërr e atyre që luftuan për “Shqipërinë e lirë dhe demokratike”, por që u bë një Shqipëri e izoluar dhe diktatoriale me në krye Partinë dhe shokun Enver, prandaj, duke besuar tek Partia dhe shoku Enver, ne shkuam në dimrin e vetmisë së madhe. Imitimi dhe sjellja përpikmërisht e Edi Ramës si babai i tij shpirtëror kanë bërë që kryeministri ynë të zbatojë të njejtat filozofi degradimi të vendit me gjithë pasuritë që ka dhe çuarja e këtij populli në degradim dhe në humbjen e shpresës.

Por, nëse Enver Hoxha bëri dimrin e vetmisë së madhe, Edi Rama po bën pranverën e vetmisë së madhe si një rikthim i frikshëm i njeriut jo me kostum, por me veshje private si mbreti lakuriq. Nëse diktatori e rrezikoi jetën e popullit për diktatorizmin e tij, Edi Rama me pretendimin e rrezikut të shëndetit të shqiptarëve, po superrrezikon jetën e këtij populli në demokraci duke vrarë shpresën dhe jetën me mashtrimet e tij dukk folur si kukuvajkë përballë një blete punëtore që qëmton për të sjellë nektarin e kësaj jete për shqiptarët. Si një violinë e vetmuar me tela të këputur nga vitet, kryeministri i sotëm po pretendon se violina e tij ka melodinë më të bukur përballë një orkestre profesionistësh të fushave të ndryshme për t’i dhënë frymëmarrje jetës dhe për ta larguar nga vetmia që na e ka lënë mesazhin shkrimtari ynë Kadare. Mjaft të dish dinamikën e sjelljes së një diktatori me popullin e vet, menjëherë kupton se të njejtën sjellje ka edhe neodiktatori që po çudit edhe ambasadorët. U bën karshillëk europianëve, përflet personalitetet si kukuvajkë dhe me një fjalor urrejtës, shfryn e shan këdo, i mbyll gojën gjithëkujt. Nëse Zoti i madh ka krijuar stinën e pranverës për të risjellë pranverë në jetën e njerëzve, një njeri me fjalor të zi, çehresëz dhe maniak, me fjalor vulgar dhe pa ide dhe me mesazhe bastarde di vetëm të bëjë ku-ku-ku në vetminë e tij me një qeverisje vetmitare që kërkon të vazhdojë pranverën e vetmisë së madhe. Kemi 8 vjet që pranvera nuk çel lule për shqiptarët, por vetëm për bandat e PPP-ve dhe ministrat e një kryeministri që të gjithë të tjerët i shikon si shërbëtorë të urtë e të sjellshëm se beu i madh me ca qehallarë, nënshtron popullin e vet. Ndaj ikja në çdo stinë për të gjetur pranverën e jetës në vendet e tjera, është bërë ligjësi e prodhuar nga një arrogancë në gjithçka. Arrogant dhe i paturp bizesmeni me banorët e vendit ku kanë shkelur ligjet e biznesit, arrogant ministri i punëve që përfiton gjithçka, arrogant sillen të përkëdhelurit e politikës së kryeministrit po aq sa më arroganti është vetë kryeministri në gjithëçka dhe për gjithëçka, vetëm e vetëm që të flasë e drejtojë ai pa pyetur askënd.

“Kemi 8 vjet që pranvera nuk çel lule për shqiptarët, por vetëm për bandat e PPP-ve dhe ministrat e një Kryeministri që të gjithë të tjerët i shikojnë si shërbëtorë të urtë e të sjellshëm se beu i madh me ca qehallarë, nënshtron popullin e vet”

Për të portretizuar figurën e një kryeministri, do të duhet të risjell në vëmendje Presidentin e madh amerikan Abraham Lincolm, që, në sentencat e tij duket sikur janë mesazhe edhe për shqiptarët e ditëve të sotme kur thotë se “Vota është më e fuqishme se plumbi. Me plumb mund të vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund të vrasësh të ardhmen e fëmijëve të tu …”.

Prandaj kukuvajka e politikës së sotme që ka 8 vjet që qeveris kërkon një mandat të tretë. Këtë ai e bën si dritëshkurtër që është. Pasi “vrau” shpresën e shqiptarëve me dimrin e tij qeverisës, tanimë kërkon të vrasë edhe të ardhmen e brezave me ku-ku-ku-të e tij vetmitare dhe që më shumë helmojnë edhe atmosferën më keq se mendjet e atyre që i shkojnë pas si trushpëlarë dhe që duan vetminë e pranverës së jetës.