Humbja elektorale e PD-së/ Basha hesht, a është pjesë e manipulimit të rezultatit zgjedhor? Shtohen zërat për dorëheqjen e tij nga Partia

214
Sigal

 

Lulzim Basha, kryetari i PD pas 25 prillit nuk del më në publik. Herën e fundit, që foli në publik, ishte kur numërimi paraprak i votave nxorri humbës PD-në dhe fitues Rilindjen. Edhe pse nga subjektet elektorale, nga drejtuesë të fushatave zgjedhore, edhe nga kandidatë për deputetë, edhe nga vëzhguesë të vetë PD-së (plus organizmave dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, si edhe mediat vendase dhe ato të huaja) bëjnë fjalë, paraqesin faktë të shitblerjes së votës, të manipulimit të fletëve të votimit, kryetari i PD Lulzim Basha, doli publikisht dhe  thuajse e njohu rezultatin zgjedhor humbës për partinë e tij, duke deklaruar se tani fillon betejën e tij politike.

Në fakt, Lulzim Basha është pjesë e manipulimit të rezultatit zgjedhor, me qëndrimet, me vendimmarrjet e tij politike qysh herët. Lulzim Basha në maj 2017 bëri marrëveshje në prapraskenë me Edi Ramën, për zgjedhjet parlamentare të korrikut 2017, marrëveshje e cila i kushtoi humbjen elektorale të PD-së. Edhe më vonë, Basha me vendimin e tij, në kundërshtim me aleatët e Opozitës, për të dorrëzuar mandatet e deputetëve, i dha mundësinë politike dhe ligjore Edi Ramës që të merrte të gjitha pushtetet dhe të bënte çfarëdo ligji elektoral, në funksion vetëm të interesave elektorale të Rilindjes. Si të mos mjaftonin këto, Lulzim Basha mori vendimin e gabuar, që Opozita të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, që i kushtoi PD dhe Opozitës humbjen edhe të bashkive, duke fuqizuar maksimalisht elektoralin e Rilindjes. Por më skandalozja e vendimeve të Bashës kundër maksimalizimit të votës së elektoratit të Djathtëm, ishte vendimi i tij, që PD-ja dhe opozita të mos dilnin  me një listë kandidatësh për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Kështu, duke parë rezultatet e zgjedhjeve, opozita (PD dhe LSI kanë humbur mbi 8 mandate deputetësh),  LSI humbi shumë mandate deputetësh nëpër qarqe për 100- 200 vota, ndërkohë që PD-së i kanë tepruar me mijëra vota të tjera, vetëm e vetëm sepse PD dhe LSI dolën me 2 lista të ndryshme e jo të njëjtë, pas vendimit të Bashës. Kryetari i PD Lulzim Basha, ose u tregua jo largpamës, ose ishte bashkë me Edi Ramën, për të dëmtuar sa më shumë LSI në 25 prill, e asaj strategjie që deklaroi Rama “Do ta çojmë LSI për skrap”. Opozita e Bashkuar humbi mandatet nga vendimi i Bashës për të garuar me lista të ndara me LSI dhe përfitoi Rama. Ja këto dhe të tjera vendime të gabuara, në mos të shprehemi, pazare politike të Bashës me Edi Ramën, jo vetëm i kushtuan PD dhe Opozitës.

 

Demokratët protestojnë përballë zyrave të Lulzim Bashës: Dorwhiqu,PD është parti e lirisë

Dje, sërish është zhvilluar protestë para selisë së PD-së, ku një gup i aktivistëve të kësaj force politike kanë kërkuar hapjen e garës reale për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në fjalën e tij ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha, paraqiti një platformë me 5 pika, të cilën ai dhe përkrahësit e mendimit ndryshe kërkojnë të zbatohet nga kryedemokrati Basha. Në platformë parashikohet pranimi i krizës, kërkimi i faljes, hapja e partisë për të larguarit si dhe organizimi i një gare reale ku çdokush mund të paraqesë alternativën e tij. “Unë dua t’iu paraqes një platformë me 5 pika në shërbim të së ardhmes së PD-sw. Së pari duhet të pranojmë që kemi një krizë. Këtë e thontë të gjithë, e dinë dhe demokratët dhe shqiptarët, të cilët po presin biletat për të emigruar pas 12 viteve në pushtet të Partisë Socialiste. Pranimi i krizës është zgjidhja dhe jo shmangia e saj. Ka ardhur koha që ne t’i japim zgjidhje. Pika e dytë është hapja e debatit publik me sens përbashkues, një gjë e tillë i bën mirë PD. E treta ështrë paraqitja e platformave, nuk ka vetëm lidershipi platforma, por kanë dhe të tjerët të cilët nuk kanë ku t’i paraqesin. Ju ftoj të ngrejmë një tavolinë përbashkuese. Nuk janë armiq ata që kanë mendim ndryshe. PD është partia e lirisë dhe nuk mund të mbyllemi ne dhe mos të lejojmë mendimin ndryshe. Së katërti, të kërkohet falja për çfarë ka ndodhur mes palëve. Për të mirën e demokratëve të ulemi në tavolinën përbashkuese. Së pesti ne si forcë politike të garantojmë një proces të brendshëm të rregullt zgjedhor. Nëse do ngrihemi mbi bazën e një lideri të ri përmes zgjedhjeve të lira, Partia Demokratike do të vijë më shpejt në pushtet dhe jo për 4 vite.

Ftoj Bashën të japë dorëheqjen

Zenel Hoxha, pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore të 1990, foli dje përpara selisë blu, duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, pasi dështoi të rrëzonte qeverinë aktuale edhe pse kishte 8 vite në pushtet. Hoxha deklaroi se Lulzim Basha nuk arriti të thyejë makinërinë shtetërore, por si një lider i shkolluar në perëndim, ai duhet të japë dorëheqjen dhe të vendosë një standard në Partinë Demokratike dhe Shqipëri dhe u ndal dhe te vota e emigrantëve të cilën PD-ja dështoi ta realizonte sipas Hoxhës. Ai i kërkon lidershipit të ri të PD të marrë në konsideratë mundësimin e votimit për emigrantët shqiptarë kudo që janë. Zenel Hoxha: Unë jam themelues i PD-së. PD-ja simbolizon ëndrrat e studentëve që u ngritën 30 vite më parë. Kam vetëm një mesazh për zotin Basha. Pritshmëritë ishin shumë të larta, por nuk arriti të thyejë makinerinë shtetërore pas dy mandatesh. Mesazhi im është ky, ju jeni shkolluar në perëndim. Ju duhet të sillnit një standard në PD dhe në Shqipëri dhe të jepnit dorëheqjen. Ju duhet të hapni rrugën për të siguruar garën e lirë dhe për të riorganizuar strukturat e partisë.