Hobdari trazon ujërat në mediat greke. Ja kur do merret masa përfundimtare!

648
Sigal

Nga Athina Shpëtim Zinxhiria

Më 19 mars Gazeta “Telegraf” ishte e para që dha lajmin për shkarkimin nga detyra për ambasadoren shqiptare në Athinë, znj. Ardiana Hobdari, e cila u përfol për skandalin e humbjes së pasaportave shqiptare, si dhe për shpërdorimin e 74 mijë euro për rikonstruksione në ambasadë, si dhe për qiranë e shtëpisë së saj shumë të shtrenjtë në Athinë, me 2,200 euro në muaj. Kujtojmë se ishte gazeta “Telegraf” e vetmja që nxori në dritë vjedhjen e 100 pasaportave në Athinë natën e 13 shkurtit, duke mos anashkaluar sjelljet e saj dhunuese ndaj korrespodentit të gazetës në kërkim të arrestimit të tij dhe me rrethimin e ambasadës me më shumë se 20 policë. Kjo sjellje e pahijshme dhe e përsëritur ndikoi, që Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj të merrte në telefon korrenspodentin e gazetës sonë duke e falënderuar atë. Korrespodenti ynë në Athinë nga burimet të sigurta nga Ministria e Jashtme për gazetën “Telegraf” mëson, se javën që vjen (mërkurë-enjte) do të mblidhet përsëri Komisioni Hetimor pranë Ministrisë së Jashtme për të zyrtarizuar vendimin e dhënë, më 19 mars, atë të pezullimit. Edhe pse e pezulluar përkohësisht dhe në pritje të Komisionit Hetimor, zonja Hobdari ka trazuar ujërat në mediat më të mëdha të Greqisë, duke filluar nga gazeta më e madhe “Proto Thema” për të përgënjeshtruar lajmin e pezullimit, duke krijuar një imazh jo të mirë në një kohë kur duhej të heshtte dhe të priste ditën e mërkurë, kur dhe do të merret vendimi përfundimtar, pasi pezullim do të thotë të jesh në ajër dhe jo me këmbë në tokë… Por megjithatë ajo me anën e një letre ka kërkuar përgënjeshtrimin, duke kërkuar konfirmimin se është në punë. Është gazeta “Proto Thema” e para që këtë lajm, mbështetur te gazeta “Telegraf”.

Letra e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dërguar gazetës greke “Proto Thema”:

Pas artikullit të botuar në gazetën “Proto Thema” më 20 mars 2019, titulli” Ambasadorja shqiptare në Athinë u “shkarkua” pas vjedhjes së 100 pasaportave “, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë zyrtarisht njofton se ky është një lajm i rremë (fake news), pasi ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari, vazhdon të kryejë detyrën e saj dhe nuk është “shkarkuar” kurrë. Prandaj, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë kërkon gazetës “Proto Thema” të përgënjeshtrojë zyrtarisht këtë lajm.”