Hashashizimi i Shqipërisë/ Me legalizimin e kanabis, PS-ja kërkon të blejë zgjedhjet. Flasin Rama, Panariti dhe Dashamir Shehi

427
Sigal

Debate të ashpra ndaj projektligjiit kryeministrit Rama, për të legalizuar hashashin

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së: Me legalizimi i hashashit  Rama kërkon të blejë zgjedhjet

Është në vazhdën e nismës që ka filluar një herë me legalizimin e parave të kanabisit. Tani me sa duket nuk ishte shumë e suksesshme kjo, nuk krijoji entuziazëm brenda botës së krimit dhe tan u sajua kjo tjetra, që po u çon sinjal atyre miqve të vetë të kanabisit që mund të fillojmë ta mbjellim ligjërisht. Të gjitha këto janë në funksion të zgjedhjeve që po vijnë. Gjithmonë kjo punë ndodh për para se të ketë zgjedhje i bëhet sinjal botës së krimit. Na u dashka një ligj për të mbjellë kanabis që na u dashka që çështje shëndetësore, unë them që për çështje shëndetësore nuk na duhen më shumë se 200-300 kilogram, këto janë mbledh me tonelata. Vetëm vjet italia kapi 50-60 ton, kjo është ironi, kjo është për të qeshur, për tu tallur me shqiptarët. Kjo është një sinjal atyre zotërinjve që e kanë profesion. Kjo gjë është diskutuar edhe në 2016.

 Ish-ministri i Bujqësisë Prof. Dr. Edmond Panariti: Legalizimi i hashashit duhet të kalojë në filtrin e DEA-s amerikane dhe të KE-së

Përse legalizimi i hashashit mjekësor, duhet të kalojë në filtrin e DEA-s Amerikane dhe të Komisioni Evropian? Sepse nën mbikëqyrjen e rreptë të DEA-s Amerikane, Agjencia e Kontrollit të Barnave (FDA) vazhdon ende ta mbajë hashashin ne kategorinë numër një të opioideve, pra njësoj si heroina dhe crack-un dhe e konsideron ende atë me vlera të kufizuara mjekësore. Është e vërtetë se kemi licensim të fermave të hashashit mjekësor në disa vëndet të BE. Por këto i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga organet e specializuara të BE dhe mund të lëvizin vetëm brenda tregut farmaceutik të saj. Asnjë vend jashtë BE deri tani nuk fut dot hashash mjekësor brenda saj. Procesi do të ndërlikohet akoma më shumë sepse Parlamenti Evropian kaloi një akt normative, i cili do të zbatohet nga Komisioni, sipas të cilit, edhe prodhimet e hashashit mjekësor nga vendet e BE përpara tregtimit, do t’i nënshtrohen provave të rrepta klinike. Prandaj shqyrtimi i çdo hapi në këtë mes duhet të kalojë në filtrat e tyre.

 Kryeministri Rama i vendosur: Drafti për kultivimin e kanabisit miratohet brenda këtij sesioni parlamentar!

Kryeministri Edi Rama ripohoi pardje se, drafti për lejimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore është një projekt serioz.  Edi Rama: E kam thënë më parë, që nuk është kjo koha për të folur për këtë çështje sepse është koha për të vënë përpara situatën me trafikimin dhe kultivimin. S’është më një vit, tashmë është viti i katërt i konsolidimit. Kemi një vit që punojmë me draftin. Se nga vijnë idetë, unë s’jam nga ata që luftoj për copyright. Kjo tanimë është një trend botëror. Jemi në kohën që duhet ta kalojmë brenda këtij sesioni parlamentar.