Tokat bujqësore u hiqen fermerve,   u jepen trafikantëve të hashashit

241
Sigal

VOA/ Kultivimi i kanabisit për të dytin vit radhazi njeh vetëm rritje në Shqipëri. Periudha zgjedhore ka nxitur kultivimin e kanabisit, trafikantët e hashashit janë kthyer në bejlerët e rinj të fushave, kodrave, gërxheve, tuneleve dhe serave në të gjithë territorin. Flet Familjari: Djalin e morën me 30 mijë lekë dita për të punuar për kultivimin e bimëve narkotike, ndërkohë që bandat e Vlorës, Elbasanit, Shkodrës, Krujës po bëjnë kërdinë me vrasje dhe pengmarrje

 

‘Zëri i Amerikës’: Kultivimi i kanabisit në rritje për të dytin vit radhazi në Shqipëri

Në Shqipëri, një operacion i gjerë i policisë kundër kultivimit të marijuanës, nisi sot që në orët e para të mëngjesit në zonën e Krujës dhe Fushë Krujës. Në operacion u angazhua një numër i madh forcash, përfshirë dhe njësitë specialë të policisë. Gjithçka është ndjekur nga afër nga drejtuesit më të lartë të Policisë.

Sipas burimeve zyrtare, sinjalizimi për sipërfaqe të mbjella me cannabis erdhi fillimisht nga vrojtimi ajror i avionëve specialë të Guardia di Finanza-s italiane, e cila ka nisur monitorimin që prej mesit të muajit maj.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur përveç parcelave të mbjella me fidanë, edhe sera ku kultivohej marijuana, apo dhe mjedise të mbyllura ku rritja e cannabis sativas stimulohej përmes ndriçuesve të fuqishëm.

Deri pasdite, burime nga policia bënë të ditur për të paktën 10 arrestime, ndërkohë që operacioni mësohet të jetë ende në vijim e sipër.

Në dy vitet e fundit, gjatë 2019-ës dhe 2020-ës, kultivimi i cannabis sativa-s ka patur një tendencë në rritje, pas një tkurrjeje të ndjeshme që u rregjistrua në vitin 2018, kur u shkatërruan pak më shumë se 35 mijë rrënjë, ndërsa sipërfaqja e zbuluar nga vëzhgimi ajror nuk e kalonte 1 hektar./ ‘VOA’

‘Sinjale aspak pozitive’, tendenca në rritje e kultivimit të kanabisit

 Familjari: Djalin e morën për 30 mijë lekë dita, për të punuar për kultivim të bimëve narkotike

 Ja si periudha zgjedhore ka nxitur kultivimin e kanabisit në zonat malore. Flasin drejtuesit e policisë

Vështirësitë ekonomike ishin shumë të mëdha. Ai pretendoi gjithashtu se, familjari i tij ishte mashtruar. “I kishin thënë që të punonte në bujqësi, pa patur dijeni se ishte drogë,”

 

 

 

Prefekti dhe drejtuesi i policisë në qarkun e Lezhës ngrenë shqetësimin se periudha zgjedhore ka nxitur kultivimin e kanabisit në zonat malore të Mirditës.

“Djalin tonë e ka kontaktuar një person dhe e ka marrë për të punuar me 30 mijë lekë ditën,” tregon i afërmi i  një të riu të arrestuar pak ditë më parë për kultivim të bimëve narkotike në zonën e Mirditës.

“Në ditën e tretë të punës, ka shkuar policia dhe e ka arrestuar,” shton ai, ndërsa thekson se familja e të riut ishte në kushte të vështira ekonomike.

Ai pretendoi gjithashtu se familjari i tij ishte mashtruar.

“I kishin thënë që të punonte në bujqësi, pa patur dijeni ai se ishte drogë,” tha ai.

Gjatë javës së fundit janë goditur 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Mirditës, pjesë e territorit të Qarkut Lezhë.

 

Sipas të dhënave të Policisë Shqiptare në bashkëpunim me ‘Gurdia di Finanza’, nga viti 2013 deri në vitin 2020, në Shqipëri u idenfikuan më shumë 613 hektarë tokë e mbjellë me kanabis.

Gjatë këtyre operacioneve janë arrestuar në flagrancë 7 persona, si dhe janë proceduar penalisht për “shpërdorim detyre”  kryetari i një njësie administrative, një kryeplak dhe 3 punonjës të Shërbimit Pyjor të Bashkisë Mirditë.

Kultivimi i bimëve narkotike është kthyer në problem shqetësues gjatë këtij viti në territorin e Qarkut të Lezhës. Në cilësinë e kryetarit të shtabit antikanabis në rang qarku, prefekti Gjok Jaku thotë se ka një tendecë në rritje për kutivim droge dhe sinjalet nuk janë aspak pozitive.

“Në të tre bashkitë e Qarkut Lezhë, Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, kemi raste jo vetëm të tentativës, por edhe të gjetjes dhe kapjes të fidanëve,’  tha Jaku.

“Këto shifra që raportohen, tregojnë se ka një tendencë për të mbjellë lëndë narkotike të grupeve të ndryshme kriminale, të cilët po mundohen të veprojnë si munden e ku munden,” shtoi ai.

Sipas të dhënave të Policisë Shqiptare nga monitorimet e bëra nga ajri në bashkëpunim me ‘Gurdia di Finanza’, nga viti 2013 deri në vitin 2020, në Shqipëri u idenfikuan më shumë 613 hektarë tokë e mbjellë me kanabis.

Deri në vitin 2013, fenomeni ishte i përqendruar në fshatin famëkeq të Lazaratit – i njohur dikur si ‘kryeqyteti evropian’ i kanabisit, por pas ndërhyrjes së policisë në vitin 2014, u shpërnda në zona të tjera të vendit, duke arritur pikun në vitin 2016. Në vitin 2017, qeveria shqiptare ndërhyri përsëri me forcë, duke e minimizuar fenomenin, por pa arritur ta eleminojë atë përfundimisht.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Brendshme, gjatë vitit 2020 janë asgjësuar 137.216 bimë narkotike dhe janë ndaluar 284 shtetas të dyshuar.

Kjo nuk është hera e parë që Qarku i Lezhës kthehet në një zonë të nxehtë për kultivimin e bimëve narkotike.  Në nëntor të vitit 2016, policia arriti të zbulojë një magazinë droge në Mirditë, duke sekuestruar rreth 4 ton bimë narkotike. Në pranga u vunë 22 persona, mes të cilëve gra dhe vajza.Të gjithë të ndaluarit rezultonin punëtorë dhe u dënuan nga gjykata vetëm për moskallzim krimi.

Aktiviteti i kultivimit të bimëve narkotike është më prezent në zonat malore të qarkut të Lezhës, por nuk kanë munguar rastet që kjo veprimtari është kryer edhe në zona fushore të banuara. Në pjesën më të madhe të rasteve gjatë operacioneve antidrogë janë arrestuar vetëm punëtorë, pa arritur të zbulohen “kokat” e këtij aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Sipas Jakut, të gjithë aktorët e përfshirë në luftën kundër kanabisit duhet të bëjnë punën e vet për të parandaluar këtë veprimtari të paligjshme.

“Secili prej anëtarëve, pjesë e task-forcës së luftës kundër kanabisit duhet të bëjnë punën e vet në mënyrë të përgjegjshme dhe intensive për të luftuar këtë fenomen mjaft shqetësues,” shtoi Jaku

Sipas të dhënave zyrtare qe nga fillimi i vitit e deri tani janë goditur 10 raste të kultivimit të bimeve narkotike, ndërsa kultivuesit veprojnë kryesisht në zona të braktisura dhe në male.

Drejtori vendor i policisë në Lezhë, Zef Laska thotë se është identifikuar e gjithë harta ku mund të kultivohet lëndë narkotike dhe se personat e dyshuar për këtë veprimtari po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

“Gjatë këtij viti, krahas masave organizative, kemi marrë dhe masa të tjera operacionale që lidhen drejpërdrejt me veprimin në terren,” tha Laska, ndërsa shtoi se strukturat e policisë Lezhë e kanë prioritet parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Laska tha se policia e ka të qartë hartën ku mund të kultivohet drogë në çdo bashki, ku zonat më problematike janë zonat malore.

“Kemi identifikuar çdo autor të mundshëm dhe po i mbajmë në monitorim të vazhdueshëm, ç’ka do të thotë se mesazhi është shumë i qartë, larg këtij fenomeni, pasi nuk do të ketë tolerime dhe të gjithë do përballen me ligjin,” paralajmëroi ai.

Sipas Laskës, fushata dhe zgjedhjet e 25 prillit ka ndikuar për zhvillimin e këtij aktiviteti kriminal dhe kjo konstatohet më shumë në zonën e Mirditës.

“Për shkak të situatave që kaluam në muajin prill, konstatojmë me keqardhje se ka një tendencë në rritje për zhvillimin e këtij aktiviteti kriminal, e në veçanti kjo konstatohet në zonën e Mirditës, por jo pak dhe në atë të Lezhës,” theksoi drejtori i policisë.

“Kemi nisur një operacion me pjesëmarrjen dhe të forcave të FNSH dhe kemi goditur disa raste,” shtoi Laska.

Drejtori i policisë së Lezhës theksoi se kontrollet nga toka dhe ajri për të identifikuar parcelat me bimë narkotike nuk do të ndalen.

“Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha strukturat ligjzbatuese dhe kontrollet, si nga toka ashtu dhe nga ajri nuk do të ndalen për të goditur këtë veprimtari kriminale,” përfundoi Laska. “BIRN”

Droga “përmbyt” Shqipërinë zbulohen sera të shumta droge

Ish-tunelet e ushtrisë kthehen në hambare droge

Një problem tepër shqetësues është dhe fakti se droga po depërton në ish- tunelet e ushtrisë dhe në banesat, qendrat e strehimit që përdoreshin në kohën e komunizmit për t’u mbrojtur nga lëndët helmuese etj. Sipas burimeve konfidenciale, asetet e lartpërmendura janë kthyer në hambare të kultivimit të bimëve narkotike,  të marrë nga individë patronazhistë. Vende këto që janë përshtatur në atë mënyrë, që e lehtëson rritjen e drogës larg survejimit.

 

Pas sezonit fillestar të mbjelljes së kanabisit (diku rreth muajt prill), policia është kujtuar të ndërhyjë në disa zona që kishtë kohë ishin plot me lëndë narkotike.

Operacioni policor i koduar “Agimi” u zhvillua në zonën e Fushë-Krujës, në fshatrat  Nikël, Halil dhe Arramerras nga policia lokale dhe forcat RENEA. Policia e Shtetit njoftoi mëngjesin e së dielës arrestimin e 16 personave të përfshirë në kultivimin e bimës narkotike “Kanabis Sativa”, shpalli në kërkim 24 persona dhe procedoi në gjendje të lirë 3 të tjerë. Gjatë kontrolleve u zbulua një laborator i mbyllur që shërbente për kultivimin e bimës narkotike kanabis sativa me anë të ngrohjes me llamba. Si përgjegjës për laboratorin në fshatin Halil policia arrestoi shtetasit Xh. K. dhe D. K., babë e bir. Ndërsa personat e tjerë, ndër to punonjës të OSHEE-së apo kryepleq,  u ndaluan për parcela të tjera që u gjetën të mbjella me kanabis sativa.

Policia arrestoi në flagrancë edhe 14 persona të tjerë, ndër to 2 gra, 56 -vjeçaren me iniciale F.K., banuese në fshatin Halil, dhe 49- vjeçaren me iniciale D.D., banuese në Nikël.

Lezhë

Të mbjellat me kanabis janë rritur ndjeshëm 4 muajt e fundit në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin.
Ka qenë Prefekti i qarkut, Gjok Jaku që ka reaguar, duke theksuar se Lezha është kthyer në një njollë të zezë sa i përket vendeve ku kultivohen më së shumti bimët narkotike.

Plumbat e parazareve të  drogës

Një sasi e konsiderueshme lëndë plasëse e dyshuar tritol ka shpërthyer gjatë natës në lagjen “Gafurr Muço” në Lushnje. Sipas TCH vëllezërit Çoku njihen si persona të konsumit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vjedhjeve. Ata janë arrestuar disa herë dhe janë dënuar për këto vepra penale

Vlorë

Mësohen disa të reja mbi plagosjen e paqartë, sipas Policisë së Vlorës, të Edison Begajt, 38 – vjeçarit që banon në fshatin Kaninë. Ndaj tij dyshohet se është bërë atentat pranë shtëpisë, pasi është qëlluar katër herë me plumba në pjesën e poshtë të trupit dhe si rrjedhim është plagosur në këmbë.

Banda e Elbasanit grabit miliona në Librazhd dhe merr peng një person

Një denoncim nga qyteti i Librazhdit ka hedhur dritë mbi një grabitje të madhe dhe rrëmbim personi  që ka ndodhur nga banda të armatosura në një familje me mbiemër Skeja, një zhvillim i ditës së shtunë, që mbahet fshehur nga Policia, për shkak të lidhjes  jo vetëm të kësaj familjeje me Taulant Ballën, kreun e Grupit parlamentar të PS-së.

Lajmin e ka publikuar ish-Kryeministri Sali Berisha si “breaking news” me shënimin:  “Supergrabitje dhe pengmarrje në Librazhd! “Qytetari dixhital denoncon: Bandë e armatosur dhe me uniformë policie e drejtuar nga Suel Çela, grabit në një familje, miliona paund.”

Në vijim, mesazhi me hollësitë i dërguar nga qytetari:

Përshëndetje Doktor!

Mora një informacion të konfirmuar në 2 burime. Në Librazhd është bërë një super-grabitje e frikshme duke u gdhirë e shtuna. Janë grabitur miliona paund tek miqtë e Taulant Ballës me mbiemër Skeja. Ajo që e bën të frikshme grabitjen nuk është vetëm shuma jashtëzakonisht e madhe e parave të grabitura, por mënyra e grabitjes. Banda grabitëse jo vetëm ka qenë e armatosur, por ka qenë e veshur me uniformë policie dhe ka përdorur pajisje policie. Sipas informacioneve shumë të besueshme, grabitja është kryer nga banda e Rinasit në bashkëpunim me mikun tjetër të Taulant Ballës, kreun e bandës së Elbasanit, Suel Çela. Në krye të operacionit për grabitjen e miliona paundëve ishte krimineli gjoja në kërkim, Nuredin Dumani. Ajo që e bën edhe më të rëndë gjendjen është se, policia nën urdhrat e Suel Çelës, e ka fshehur këtë ngjarje, ku për të kryer grabitjen me uniformë policie, banda ka rrëmbyer një person të familjes Skeja. Me të tillë logjistikë dhe mbështetje nga shteti, banda është cënim për sigurinë kombëtare, pasi me veshjen dhe pajisjet e policisë, ata mund të rrëmbejnë këdo dhe kurdo.