Video “provokuese” në institucionin e ligjit/ Kryegjyqtarja e Elbasanit: S’e di kush i ka shpërndarë, s’kam TikTok

328
Sigal

Pas pamjeve të publikuara në media, ku shfaqet në video “provokuese” në ambientet e gjykatës kryetarja e gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar për herë të parë.

Në një prononcim për televizionin A2, Kapedani është shprehur se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot.

“Unë nuk kam TikTok”, tha Enkeleda Kapedani.

Kujtojmë se Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok”.