Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

219
Sigal

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar një person, i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga “Shqiponjat”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.

Gjatë patrullimit në lagjen “Liria”, Shkodër, shërbimet e Policisë pasi kontrolluan një automjet, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.