Kina ndryshon politikën e rreptë, do i lejojë çiftet të kenë deri në tre fëmijë

173
Sigal

Kina do i lejojë çdo çifti të ketë deri në tre fëmijë.

Ky është fundi i politikës së rreptë që Kina ka ndjekur prej vitesh për mos lejuar çiftet të kishin më shumë se dy fëmijë.

Politika e Kinës ishte si një parandalim i problemeve me popullatën duke qenë së është vendi më i populluar i botës me 1 miliardë e 444 milion e 390 mijë e 177 banorë, teksa kjo shifër vijon të rritet.

Gjithsesi censusi i fundit në Kinë tregoi se dekadën e fundit popullsia u rrit më ngadalë se çdo dekadë tjetër. Tashmë Kina i frikësohet jo më mbipopullimit, por plakjes së popullsisë.