21-vjeçarja franceze kapet me 117 fara kanabisi në Qafë-Thanë

636
Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme një 21-vjeçare franceze, pasi është kapur në Qafë-Thanë me 117 fara të dyshuara si kanabis sativa.
Arrestimi ndodhi ditën e sotme në pikën kufitare. E arrestuara është Marion Alain Anastasia Coudair 21 vjeçe, banuese në qytetin Ecully-Francë.
Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar, konkretisht në çantën personale të kësaj të fundit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
117 fara të dyshuara si narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Sektori për narkotikët e trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Kjo shtetase u arrestua në kushtet e flagrancës dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a e 22 të Kodit Penal.

19059591_1981826842103677_4052163180207139793_n
Sigal