Haradinaj : Ja pse synoj të bëhem president

265
Sigal

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj, kandidat për president të Kosovës, i marrë në intervistë tha se Kosovës i duhet një president i fortë.

“Qytetarët e Kosovës kërkojnë reforma, kërkojnë ecje përpara, kërkojnë një dinamikë të re në vend dhe një qeveri e kryeministër që i shtyn para reformat. Gjasat në këto zgjedhje i ka më të mira VV dhe zoti Kurti. Por qëndrueshmëria e Kosovës varet edhe nga qëndrimet e drejta të presidentit të vendit. Kosova ka nevojë edhe për një ekuilibër politik dhe institucional. Unë jam kandidat për president, për të fuqizuar Kosovën në planin e brendshëm dhe veçanërisht në planin e sigurisë”, – tha Haradinaj, duke theksuar se synimi i tij është anëtarësimi në NATO.

Sipas tij, një kryeministër i fortë ka nevojë për një president të fortë.

Haradinaj tha se sërish Kosova është përballë sfidave të sigurisë, duke përmendur bisedimet me Serbinë dhe gabimet që janë bërë në të shkuarën në këtë drejtim. Kosova shpëtoi nga një dialog jotransparent, tha ai.

Për këtë arsye, ai tha se barra e përgjegjësisë bie mbi presidentin. Haradinaj tha se Kosova duhet të arrijë shkallën e plotë të sigurisë, sidomos me anëtarësimin në NATO.