Betimi i Joe Biden si President, reagon Kremlini : Marrëdhënia do të varet nga sjellja e Biden dhe ekipit të tij

206
Sigal

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të përpiqet të krijojë “marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara”, porse kjo “do të varet nga Biden dhe ekipi i tij”. Peskov i bëri komentet në ditën kur Joe Biden u betua në postin e presidentit amerikan.

Edhe pse marrëdhëniet SHBA-Rusi mbetën të tensionuara gjatë mandatit të ish-presidentit Donald Trump, ky i fundit kishte marrëdhënie personale miqësore me presidentin rus, Vladimir Putin.

Trump rrallë e ka kritikuar Putinin për abuzim të të drejtave të njeriut ose për aktivitete “malinje”, të tilla si sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje.

Inteligjenca amerikane ia ka atribuar këto aktivitete Rusisë, por Trump ka thënë se këto krime mund të ishin kryer edhe nga shtete të tjera.

“Presim që administrata e re e SHBA-së të marrë një qasje më konstruktive në dialogun e saj me ne”, tha përmes një deklarate Ministrja e Jashtme ruse.