”Hapni gjykatat, jo kinematë”. Avokatët: Duam transparencë

230
Sigal

Dje qeveria mori vendimin për hapjen e kinemave në vend por dyert e gjykatave vijojnë të qëndrojnë të mbyllura. Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimi i bandës së grabitësve në aeroportin e Rinasit apo fraksioneve të “Dosjes 339” dhe informacioni mbi ecurinë ka qenë i cunguar. Duke parë që shumë aktivitete të tjera me risk po hapen, avokatët kërkojnë që seancat të jenë publike duke respektuar masat anti-covid.

”Ne mendojmë se seancat duhet të jenë publike, përderisa edhe vet kodi i procedurës penale e parashikon në bazë të nenit 339 ku thuhet që seancat duhet të jenë publike. I mirëkuptojmë edhe gjykatat që jemi në situatë pandemie, por përderisa edhe ju gazetarët I respektoni këto kushte, nuk ka pse këto seanca mos të jenë të hapura dhe për publikun dhe për ju. Duke marrë në konsideratë edhe masat e fundit ku qeveria e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës, duke qenë se dhe kinematë apo aktivitete të tjera po lejohen, mjafton që kushtet të zbatohen dhe nuk ka pse të ndalohen”,- thotë avokati Erles Qypi.