Hapet fushata në LIBRA, Blushi: Zgjedhjet e para elektronike dhe të hapura brenda një partie

425
Partia LIBRA ka hapur sot fushatën e parë për zgjedhjet e brendshme brenda saj. Ndonëse kanë kaluar vetëm pak muaj nga krijimi i saj, numri i të anëtarësuarve në parti është mbi 7 mijë.
Themeluesi i kësaj force politike, Ben Blushi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” teksa njofton hapjen e fushatës brenda partisë, thotë se nga data 1 nëntor deri në 1 shkurt janë antarësuar 7035 antarë on line përmes libra.al.
Blushi thotë se do të jenë pikërisht këta anëtarë, ata të cilët do të kandidojnë dhe do votojnë për Kryetarin dhe Bërthamën e LIBRA-s.
“LIBRA në Zgjedhje. 7035 antarë për 90 ditë
Sot hapet fushata e parë për zgjedhjet e brendshme te LIBRA-S. Nga data 1 nëntor deri në 1 shkurt janë antarësuar 7035 antarë on line përmes libra.al, të cilët do kandidojnë dhe do votojnë për Kryetarin dhe Bërthamën LIBRA. Pak a shumë LIBRA ka antarësuar mesatarisht 80 antarë në ditë vetëm përmes internetit. Janë poaq antarët me formularë klasikë.Të gjithë ata do votojnë në 11 shkurt. Këto janë zgjedhjet e para elektronike dhe të hapura që mbahen në Shqipëri nga një parti politike.Dua ti kujtoj të gjithëve se mund të antarësohen dhe mund te kandidojnë lirisht në faqen Libra.al. Fushatë të mbarë!”, shkruan kreu i LIBRA-s, Ben Blushi.
Sigal