Hakerat vënë në shënjestër kursimet bankare të qytetarëve

179
Sigal

Shpartallimi i shtetit që nisi me listët e patronazhistëve gjatë fushatës, daljen e të dhënave personale të qytetarve, targave e tatimeve vijon nga hakerat terrorist me sistemin banker ku janë shënjestruar kursimet e qytetarëve dhe llogaritë e bizneseve të cilat janë në rrezik pas rënies së shërbimeve bankare

A po bien bankat në gjurmët e AKSHI-t që deklaronte se jemi të sigurt, ndërkohë të gjitha të dhënat dolën sheshit

Hakerët iranianë kanë kërcënuar sërish. Pasi nxorën shumë dokumente për politikën dhe drejtues institucionesh, ata kanë paralajmëruar se pre e sulmeve mund të ketë rënë edhe sistemi bankar. Ndërkohë shërbimi i bankave e-banking nuk funksionoi dhe po mundohen t’a quajnë problem teknik

Kapitullimi i shtetit duket se vijon ende edhe pas patronazhistëve, daljes së  të dhënave të qytetarëve shoqëruar me kartat e identitetit, pagat, bankat ku marrin rrogat, vendet e punës dhe bizneset po shpërndahen duke u vënë në dispozicion të krimit të organizuar dhe hajdutëve ordinerë. Që prej vitit 2021, Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike të njëpasnjshme. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi shërbimet online në të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e-Albania. Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.Të dhëna konfidenciale të personave publikë, që nga kreu i SHISH deri tek kryeministri, janë publikuar herë pas herë nga hakerët në faqen “Homeland Justice”.

Mesa duket një tjetër rrezik mbetet i hapur, goditja e bankave ku ruhen  kursimet e qytetarëve.

Hakerët iranianë kanë kërcënuar sërish. Pasi nxorën shumë dokumente për politikën dhe drejtues institucionesh, ata kanë paralajmëruar se pre e sulmeve mund të ketë rënë edhe sistemi bankar.

Në Telegram ata kanë dërguar një SMS me tekst: “A u besoni politikanëve më shumë se sa vetes tuaj? A u besoni bankave tuaja më shumë se vetes tuaj”?

Deri më tani bankat nuk kanë njoftuar asnjë lloj sulmi dhe nuk është e sigurtë nëse vërtet janë goditur, apo është thjesht një presion që po bëjnë hakerët. Në verë, hakerët sulmuan sistemin e-albania dhe morën shumë dokumente. Bankat deri më tani kanë qenë imune, pasi kanë një sistem më të sigurt.

Eksperti: Përballë një sulmi

Ky telegram përkon me ditën kur eksperti  Genti Progni në faqen e tij zyrtare ndan një shqetësim në lidhje me sulmin kundrejt bankave. Ai shprehej se: Ka ndodhur një çudi shumë e madhe, që nga dita e djeshme në orën 17:00 janë sulmuar dy banka të nivelit të dytë, sot gjithë ditës një prej isp më të mëdha në dijeninë time ndoshta dhe më shumë ka pasur një reset në masë të ruter. Askush nuk jep detaje, bankat edhe pse akoma shërbimi i tyre e-banking nuk është kthyer po mundohen t’a quajnë problem teknik. Nuk mund të kalohet çdo gjë pa raportuar e diskutuar, sepse nesër do jeni përballë një sulmi me të madh. Nuk ju ndihmon fshehja e problemeve. Do përfundoni si AKSHI, s’na kanë marrë asgjë , por ndërkohë i kemi të gjitha sheshit”,- përfundon Progni.

Paralajmërimi i Telegraf në Maj

Gazeta Telegraf pati paralajmëruar një katastrofë të  mundshme që në muajin maj të vitit 2022, kur kryeministri u tha bankave aplikoni, që aktivitetet tuaj të kalojnë nëpërmjet platformës E-albania. Tani jemi në të tashmen kur hakerat kanë paralajmëruar një sulm ndaj sistemit banker. Ja shkrimi i plotë:

“Bankat ndërkombëtare paralajmërojnë largimin nga Shqipëria, klientët shqiptar mbylljen e llogarive

Ironia dhe trillimi u konstatua në takimin që Kryeministri Rama zhvilloi me drejtuesit e bankave, që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri për shërbimet online, i shoqëruar nga Guvernatori Sejko, që në fillim të fjalës së tij, u rrëfeu bankierëve, a thua se ishte me ministren Manastirliu në spitalet obsetro-gjinekologjike, duke u treguar bankierëve se dhimbja për kredinë është njëlloj si dhimbjet e lindjes së nënave. Nuk po e zgjasim dashamirësinë e tij për gratë dhe nënat, por besoj se ky krahasim ishte një lajthitje në objektiv, aq sa la të çuditur edhe vetë bankierët e thirrur nga kryeministri, çka u vu re prej tij kur u tërhoq nga ky krahasim, duke u munduar ta “rregullonte” duke thënë se unë nuk i kam provuar dhimbjet ?! Qëllimi i këtij takimi nga ana e kreut të qeverisë kishte të bënte me ofertën e këtij të fundit, që sistemi banker të përdorte si server E-Albania. E ndërkohë që Rama fliste për shpejtësinë e veprimeve dhe sigurinë, platforma e AKSHI-t, E-albania ishte jashtë jashtë shërbimit. Por kryeministri u përballë edhe me analizën logjike dhe profesionale të atyre që kanë paratë, apo kanë dalë garant për paratë e bizneseve, qytetarëve, institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendase. Po si mundet që një kërkesë kaq e papërgjegjëshme t’u bëhej bankave, pavarësisht heshtjes së turpshme dhe tinzare të Guvernatorit të pranishëm, kur masakra me vjedhjen e të dhënave personale të pagave, tatimeve dhe automjeteve, sot po përdoret si rast unikal kudo në botë?! Rama u thotë Bankave aplikoni, që aktivitetet tuaj të kalojnë nëpërmjet platformës E-albania. Pra Bankat t’ja lënë në dorë të patronazhistëve të dhënat e qytetarëve, pasurinë e tyre dhe pasurinë e Bankës. Pra militantët e partisë pasi grabitën Shqipërinë të marrin edhe paratë e qytetarëve, por edhe të vetë oligarkëve të pasuruar nga PPP e qeverisë. Mesa duket Soros dhe levat e tij në Tiranë pasi po grabisin Naftën. Minierat, Portet, Aeroportet, Vlerat Muzeale, Kalatë, Ujin, Bregdetin, HEC-et, Bukën etj., kërkon të marrë edhe paratë kesh. AKSH-i pasi i shpartallojë të dhënat, i nxori në rrugë të madhe, ua dha në dorë bandave, krimineleve, po kërkon të grabis edhe bankat ?! Kjo është çmenduri ! Dhe reagimi nuk ka munguar, pasi kompanitë qëndrore europiane dhe botërore sipas burimeve konfidenciale, kanë nisur reagimet e fuqishme duke orientuar avokatët për largimin e tyre dhe përgatitjen për në gjykatat ndërkombëtare , dhe klientët përgatiten të tërheqin paratë. Bankat i kërkojnë Ramës, që na duhet marrëveshje mes palëve për pagesat, pra midis Bankës dhe entit që ofron shërbimin, kurse Rama flet ‘kodra pas bregut’, bashkë me drejtoreshën e AKSH-it që duhej të ishte futur në burg. Një ditë do të shkojë drejt burgut për shitjen e të dhënave të institucionit. Këta ‘dy zonja’ se edhe veten e futi tek zonjat, kërkon me çdo kusht të fus kthetrat dhe të marrin të dhënat e bankave dhe drejtimin e tyre.

 Asnjë fajtor për sulmet kibernetike

Gjykata e Apelit në Tiranë shfuqizuar masat e sigurisë për pesë punonjësit e IT-së, nga Ministria e Brendshme dhe Departamenti i Administratës Publike që akuzohen për shpërdorim detyre për sulmin kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-t, që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Shqipëri. Por, pas ankimeve të bëra nga pesë punonjësit e DAP-it, tashmë vendimi është shfuqizuar nga gjyqtari Genti Shala.