Gurakuqi: Zgjedhjet u blenë, qeveria e re nuk duhet të drejtohet nga Rama

537
Ndërkohë deputeti i zgjedhur në Shkodër nga listat e Partisë demokratike, Romeo Gurakuqi e ka cilësuar jo legjitime mazhorancën e drejtuar nga Edi Rama. Sipas tij votat në 25 qershor janë vjedhur. Gurakuqi shprehet për median se kryeministri Edi Rama e shkeli marrëveshjen parazgjedhore me Partinë Demokratike, duke përdorur çdo resurs me qëllim tjetërsimin e votave. Po kështu sipas Gurakuqit, Rama nuk bashkëpunoi me ministrat teknikë të propozuar nga PD. Gurakuqi propozon disa skenarë të mundshëm për përmbushjen e reformave të rëndësishme në vend, ku nuk propozohet një qeveri i re me teknicien. Një nga opsionet e kompromisit të opozitës me qeverinë do të ishte krijimi i një qeverie pa kryeministër Edi Ramën, por me një figurë të mirëfilltë intelektuale, progresiste dhe reformatore me një mandat të kufizuar. Gurakuqi shkruan se në tre muajt e fundit u vërtetua se vendi nuk u drejtua nga Këshilli i Ministrave, por nga Sekretari i Përgjithshëm i këtij këshilli. Më tej ai thotë se Rama e ka shkelur më të dyja këmbët marrëveshjen e ndërkombëtarëve dhe se ai punoi nën rrogoz për të vjedhur votat me çfarëdo lloj forme të mundshme. Më tej shkruan se nuk mund të mendohet se ai ka mbajtur seriozitetin dhe ka pasur gatishmërinë për pastrimin e konkurrencës së lirë dhe të ndershme në fushën e zgjedhjeve. Gurakuqi flet edhe për skenarin e dytë që sipas tij është ai që po përgatit Edi Rama për sjelljen e një qeverie socialiste.
Sigal