“Bablok nuk hidhet mistria hidhet llaçi’, Vasili ironi me Ramën: Nga sot do të të quajmë Edi-llafe grirësi

467
Sigal

“Tamam si vër tulla e hidh mistri pa e ditur se ca po ndërton”, ishte një nga shprehjet që përdori kryeministri Edi Rama në seancën e fundit në Parlament, që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, e ka shfrytëzuar për ironi këtë moment.

Ja çfarë shkruan në një status në Facebook:

Bablok nuk hidhet mistria hidhet llaçi.

Vetëm kur i bën të gjitha me PPP ose koncesione vetëm atëherë hidhet mistria në vend të llaçit dhe venë në dreq të gjitha, e rrëmbehen lekët me miliarda dhe mistria jote lë njerezit pa bukë.

Jepi Edi jepi, llafazanllëku të fik të merr në qafë, se t’i grin llafe si grirëse sallate, ndaj nga sot do të të quajmë me meritë Edi -Llafe grirësi.

Edi Llafegrirësi të lumtë ja dole, që të hysh fort në repertorin e gafave “madhështore” dhe:
E hodhe mistrinë për llaç !!