Grupi i Dialogut, socialistët vendosin Damian Gjiknurin në nënkomisionin për Reformat

18
Sigal

I quajtur ndryshe edhe si “Grupi i Dialogut” nënkomisioni i Kuvendit për Reformat tashmë ka të mësuara 5 nga 6 emrat e anëtarëve përbërës së tij. Të martën u mësuan edhe emrat e propozuar nga Partia Socialiste, e cila duket se ia beson këtë nënkomision Damian Gjiknurit. Mbledhja e parë e këtij nënkomisioni pritet të mbahet të enjten dhe ashtu siç publikoi edhe telegraf një ditë më parë çështja e parë që do të trajtoj ky nënkomision pritet të jetë ajo e amnistisë. Në tërësi nënkomisioni ka si qëllim të shqyrtojë të gjitha ligjet që kalojnë në Kuvend me shumicë të cilësuar që prej muajsh zvarritet në Kuvend, për shkak se do 84 vota për t’u miratuar. Deri tani janë mësuar 5 emra që do të jenë anëtarë të këtij komisioni. Oerd Bylykbashi nga PD zyrtare, Erisa Xhixho nga LSI vijnë nga opozita. Kjo e fundt i ka lënë një vend bosh për grupin e vulës, por në rast se nuk do të kenë përgjigje pohuese PD do të caktojë si anëtare të tretë të këtij komisioni anëtaren zëvendësuese Dhurata Çupi. Ndërsa treshja nga mazhoranca do të jetë e përbërë nga Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.