Grisejda Myslimi: Nga Vlora e Pavarësisë nis fitorja e LSI-së

306
Sigal

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi deklaron se LSI-ja i ka dyert e hapura për të gjithë, duke theksuar se çdo ditë na bashkohen me mijëra të rinj e të reja dhe qytetarë, që mezi e presin ndryshimin dhe që duan një Vlorë më të mirë dhe një Shqipëri europiane dhe të begatë.

Në një video-mesazh të përcjellë përmes rrjeteve sociale, Myslimi shprehet e bindur se nga Vlora e Pavarësisë nis fitorja e LSI-së, e cila sipas saj në garën e 25 prillit do të sigurojë tre mandate deputetësh në këtë qark.

“LSI 🌹 i ka dyert e hapura për të gjithë!

Çdo ditë na bashkohen me mijëra të rinj e të reja dhe qytetarë, që mezi e presin ndryshimin dhe që duan një Vlorë📍më të mirë dhe një Shqipëri 🇦🇱 europiane dhe të begatë.

Nga Vlora e Pavarësisë nis fitorja e LSI-së.

LSI 🌹 Bashkohu edhe TI 🤝

VOTO VAJZËN E VLORËS! VOTO NUMRIN 6!

LSI 3⃣ MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!

#VloraShtepiaJuaj”, shprehet kandidatja e LSI-së për deputete në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi.