Goditje ndaj protestave si mjet demokratik

113
Sigal

Gjobiten mbi 30 fermerë me gjoba 1 milionë lekë, pasi protestuan për kalbjen e prodhimit dhe mungesën e tregut. Ervin Resuli: Shantazh ndaj fermerëve hallexhinjë. Xhemollari& Xhaferri:: Mbushen me gjoba qytetarët për tregun që ka zaptuar Serbia, amnistohen kultivuesit e drogës

 

Fermerët paralajmërojnë se do të vijojnë të njëjtën mënyrë proteste edhe në ditët e ardhshme.

Produktet e ngelura në stok prej vitesh, mungesa e tregut dhe subvencionimit dhe mos ndërhyrja e shtetit për të rregulluar sektorin bujqësor kanë qenë disa nga pikat për të cilat u zhvillua kjo protestë. Fermerët thonë se kostoja e prodhimit të produkteve është shumë më e lartë se ajo e shitjes.

Fermerët e Maliqit të cilët protestuan me mjetet e tyre bujqësore në rrugë, janë gjobitur nga policia. Mësohet se 1 fermer është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra nga policia me arsyetimin se ka zënë sipërfaqen rrugore të aksit Libonik-Drithas, pa leje e pa shkak të arsyetueshëm, duke u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.
Ndërkohë që mbi 23 fermerë të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj proteste kanë marrë masë administrative për parkim të gabuar për mjetet e tyre bujqësore në aksin nacional.
Edhe pse fermerëve u ka mbetur prodhimi pa shitur e nuk kanë asnjë lloj ndihme financiare nga qeveria, për Policinë Rrugore këto nuk janë arsye për të protestuar. Mes tyre dhe fermerëve ka patur tension dhe përplasje gjatë gjithë protestës së mbajtur në afërsi të fshatit Drithas.

Protesta është shoqëruar me tensione të shumta për shkak se banorët kishin bllokuar rrugën me zetora. Vetë drejtori i policisë së qarkut ka dhënë urdhër policisë së shtetit që me forcë të largojë protestuesit për të hapur rrugën.

Fermerët kërkojnë mbështetje nga qeveria për të subvencionuar kostot e prodhimit, në mënyrë që të mund të konkurrojnë me prodhimet e importuara. Krijimi dhe promovimi i tregjeve lokale për prodhimet e tyre do të ndihmonte në zgjidhjen e problemit të stoqeve të pa shitura. Rregullimi i importeve për të siguruar që ato të mos dëmtojnë prodhimin vendas dhe të jenë në përputhje me standardet, është një tjetër kërkesë e fermerëve. Ne nuk dalim dot jashtë. Duam të punojmë këtu dhe të ardhurat këtu i kemi, por qeveria të vërë dorë. Qumështi 50 lekë, patatja 20 lekë, qepa 20 lekë (të reja). Pse nuk shitet prodhimi këtu se vjen nga jashtë. Duam të hamë’ thotë një fermer.

“Na ka vajtur atje ku nuk mban më. Si asnjëherë tjetër fermerët kanë ardhur  në protestë. Jemi të penalizuar nga prodhimi i Kosovës. Jo vetëm i Kosovës, e marrin nga Serbia dhe e sjellin këtu. Nuk shesim dot, patatën, qepën, grurin e misrin. Si asnjëherë tjetër gruri është me 24 lekë kilogrami, turp i zi. Kostoja e grurit vete 30 lekë. Me qepën e pataten na godet shumë Kosova, se fermerët e Kosovës subvencionohen për kilogram’ thotë një fermere.

Lidhur me këtë protestë bëhet me dije se ka patur dhe tensione mes policisë dhe fermerëve. Këta të fundit kanë bllokuar dhe rrugën me mjetet e tyre teksa raporton se për pasojë një prej tyre edhe është gjobitur.. Vetë drejtori i policisë së qarkut ka dhënë urdhër policisë së shtetit që me forcë të largojë protestuesit për të hapur rrugën.Petraq Dimko, i cili është gjobitur në shumën 100 mijë lekë.“Bazuar në pamjet filmike dhe nga konstatimi ynë, Drejtuesi i mjetit bujqësor në orën 09: 30 zë sipërfaqen rrugore në aksin Libonik -Dridhas pa leje dhe pa shkak të arsyeshëm duke u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve”, thuhet në fletën e gjobës.Fermerët paralajmëruan se do të vijojnë të njëjtën mënyrë proteste edhe në ditët e ardhshme.

Krahasimi/ Fermerët serbë gjunjëzojnë Vuçiçin, në Shqipërinë  u vënë gjoba të majme pse dolën në rrugë me zetora

 Ndërsa fermerët shqiptarë janë pajtuar me realitetin e mungesës së subvencioneve dhe kostove të larta të prodhimit, ata të vendeve fqinje vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre duke i detyruar qeveritë që të lëshojnë më shumë lehtësira. Rasti më i fundit është Serbia.

Protestat e fermerëve serbë kanë trembur qeverinë e Beogradit, e cila ka rënë dakord të plotësojë kërkesat e tyre për rritjen e subvencioneve dhe kontrollin e importeve.

Qeveria e Serbisë njoftoi zyrtarisht se ka rënë dakord të japë stimuj për fermerët, duke kërkuar të shmangë aksionin e protestës të planifikuar nga prodhuesit bujqësorë.

Ndërkohë në Shqipëri, fermerët e zonës së Maliqit dolën sot në protestë, por u përballën me dhunë policore.Jo vetëm kaq, por fermerët të cilët kanë sjellë mjetet bujqësore në protestë, konkretisht zetorë, janë gjobitur nga policia.  Burime bëjnë me dije se rreth 30 fermerë kanë marrë gjobë që arrin në 100 mijë lek të reja.Shkak sipas policisë është zënia e sipërfaqes rrugore të aksit Libonik-Drithas, pa lejë e pa shkak të arsyetueshëm, duke u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

 Vetëm shtet demorkatik nuk mund të quhet!

Deputeti i PD-së, Beldjon Nallbati ka reaguar lidhur me protestën e sotme të fermerëve në Korçë për shkak të mosmarrjes së subvencioneve dhe mallin po e shesin nën kosto, e Qeveria në vend që t’u jepte zgjidhje, Policia e Shtetit i gjobiti me nga 1 milion lekë gjobë për shkak të parkimit të traktorëve në rrugë.

Në një postim në rrjetet sociale, Nallbati shkruan se fytyra e këtij shteti tregohet qartë, ku bën ushtartin me kriminelët dhe gangsterin me fermerët.

Më tej ai shton se fermerët në vend që të përballen me reagimin dhe reflektimin e organeve shtetërore për të zgjidhur hallin e tyre, u përballën me darën e pushtetit. Sipas deputetit demokrat, ky shtet vetëm demokratik nuk mund të quhet.

Nallbati i bën thirrje Qeverisë që të marrë masa të menjëhershme që të garantojë treg për prodhimet vendase dhe t’i japë fund konkurencës së pandershme. Ndërsa ministrit të Brendshëm Taulant Balla i bën thirrje që të tërhiqet nga ato gjoba qesharake, pasi nuk mund të trembë askënd.

Spaho-Ballës: “Hakmarrja” e shtetit ndaj protestuesve, fermerët janë hallexhinj!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në Komisionin e Ekonomisë ku po bëhet shqyrtimi i projektligjit “Për Policinë e Shtetit”.Gjatë diskutimeve, deputeti i PD Edmond Spaho i tha ministrit se disa fermerë që protestuan në Korçë, u gjobitën me 1 milion lekë secili, që sipas tij nuk do të arrijnë dot t’i bëjnë ato para për të shlyer gjobën.

“Policia u vuri gjobë 1 milion lekë të vjetra që nuk i mbledh dot, kjo është të jesh në krahun e oligarkëve. Ju do duhej t’ia ngrini këto çështje kryeministrit dhe t’i thonit që të mendojë pak edhe për hallexhinjtë e vendit”,- u shpreh Spaho.

Ministri Balla u shpreh se “liria jote përfundon aty ku nis liria e tjetrit”, duke thënë se policia ka bërë punën e saj, pasi protestuesit kishin bllokuar rrugën.

“Nuk mund të bllokohet rruga nga askush, dhe policia po bën detyrën e saj”, iu përgjigj Balla.

 Ervin Resuli:  Gjobë dhe shantazh ndaj fermerëve nga Policia e Shtetit

Një akt i turpshëm ka ndodhur nga Policia e Shtetit, e cila, në kushtet e shantazhit, ka gjobitur me 1 milion lekë fermerët që, të detyruar nga rrethanat, kishin dalë në protestë me mjetet bujqësore:

Fermerët/Blegtorët dhe Qytetarët: Protesta e drejtë qytetare është e rregulluar me ligje, ndërsa Policia ka përgjegjësinë të ndjekë mbarvajtjen e saj. Herës tjetër, traktorët duhen fikur në mes të rrugës dhe ajo quhet protestë. Parkimi në anë të rrugës ju jep krah shantazhuesve të gjobisin fermerët.

Rigels Xhemollari: Policia që mbush me gjobat qytetarët gjobit fermerët për tregun që ka zaptuar Serbia

Ky është Gjovalin Loka, Drejtori i Policisë Korçë, i cili dhunoi, poshtëroi, shtyu dhe në fund gjobiti 23 fërmerë me nga 1000 euro secili, sepse tentuan të ngrenë zërin për tregun vendas të perimeve dhe frutave, që dominohet nga Serbia dhe Maqedonia.

Kjo është policia qe shtyhet me fermerët dhe zhduket kur ka atentate, që mbush me gjoba parkimi qytetarët dhe bashkëpunon me bandat!

Turp i madh! E drejta e protestës është themelore!