/Gazeta TELEGRAF
Aktet e paraqitura nga kryeministri, duke përfshirë edhe shpjegimet në seancë, nuk argumentojnë mjaftueshëm dëmin urgjent
Gjykata Kushtetuse ka rrëzuar vendimin e korrikut të vitit 2019, të Kryeministrit Edi Rama, kur shkarkoi Zef Hilën, nga posti i kryebashkiakut të Vaut të Dejës. Vendimi i Kryeministrit, u ndërmor pas protestave për pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve të njëanshme vendore dhe djegies së materialeve zgjedhore në KZAZ-në e kësaj njësie vendore. Gjykata Kushtetuese, në vendimin e arsyetuar thotë se, shkarkimi dhe procedura emergjente e përdorur nga Këshilli i ministrave, nuk ka bazë e as arsye.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata konstaton se aktet e paraqitura nga subjekti i interesuar, duke përfshirë edhe shpjegimet në seancë, nuk argumentojnë mjaftueshëm dëmin urgjent që i vinte interesit publik nëse ndaj kërkuesit do të ishte ndjekur një procedurë normale disiplinore, me të cilën t’i jepej koha e duhur për t’u njohur me aktet dhe për të paraqitur shpjegimet e tij