Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin: Mandatet nuk mund të zëvendësohen

543
Sigal

Mandatet e deputetëve nuk mund të zëvendësohen në bllok me emrat që janë në listat pritëse.

Ky është vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 1993, kur 3 deputetë të Partisë Socialiste kërkonin mandatin e deputetit.

Në vitin 1993, tre kandidatë për deputetë të PS-së, ishin ankuar në Kushtetuese në lidhje me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Arben Demeti, Preç Zogaj e Shahin Kadare kërkonin që të bëheshin deputetë, por Kuvendi nuk e kishte miratuar. Pas padisë në Kushtetuese, edhe kjo e fundit me vendim unanim ka vendosur të rrëzojë kërkesën e tyre.

‘Rrëzimin e kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të kërkuesave Arben Demeti, Preç Zogaj e Shahin Kadare’, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të siguruar ekskluzivisht nga SYRI.net.

Shumëkush nga lexuesit apo juristët e partive mund të shprehet se ky është një vendim i vitit 1993, por duhet të theksojmë se ky është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe janë vendime që përdoren si precedentë, të cilët nuk mund të ndryshohen.

Një Gjykatë Kushtetuese nuk mund të marrë dy vendime të ndryshme për të njëjtin objekt gjykimi, kështu që vendimi është i detyrueshëm edhe sot.

E zëvendësimi i deputetëve të opozitës me emrat që ndodhen në listë, është anti kushtetues dhe i paligjshëm edhe sot.