Kryemadhi: Ideja e djegies së mandateve është artikuluar nga Berisha

449
Sigal

Gjatë Intervistës në emisionin “Opinion” Monika Kryemadhi është shprehur se ideja e djegies se mandateve është artikuluar në fillim nga z.Berisha. “Më pas është mbajtur si ritëm nga analistët dhe mediat. Kemi pasur debate mes LSI dhe PD për djegien e mandateve. Ne ramë dakord të gjitha palët , pasi konsumuam çdo Element institucional. Mbasi ezauruam çdo institucion, nuk na ngeli gjë tjeter vec marrja e këtij vendimi, pasi u përballem me arrogancen dhe shkeljen flagrantate e kushtetutës nga ana e maxhorancës. Ne dogjëm mandatet, sepse do ishim bashkëfajtor në kapjen e shtetit.”- ka thënë Kryemadhi

E nderkohë ka nënvizuar se partia Socialiste po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme në fund të muajit Maj. Zgjedhjet lokale do të shtyhen në muajin shtator-tetor.

“Edi Rama e tmerron dalja e qytetareve te Tiranes ne rruge. Nuk e tmerrojne 20.000 qytetare te ardhur nga rrethe. Protesta e djeshme ishte vetem me qytetare nga Tirana. Rama eshte i rrezuar. Mjafton te shikoni se cili nga institucionet sot punojne. Rama eshte i rrezuar. Ne do te vazhdojme sensibilizimin tone. 16 marsi do kete tjeter imazh. Protesta e 16 marsit do te jete me e madhja”-vazhdon më tej ajo