Gjykata Kushtetuese, Presidenti Meta nxjerr ‘zbuluar’ Kuvendin: Ja si gënjeu publikun

334
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave për të sjellë prova të reja siç tha ai të mashtrimeve të komisionit të ligjeve dhe Kuvendit për ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Ai deklaroi se një sekt kriminal ka kontrollin e Kuvendit duke treguar se institucionet që citohen nga Kuvendi nuk kanë dhënë opinion ose kanë kundërshtuar ndryshimet në ligjin për GJK.

“Jam sot përsëri para jush për të paraqitur prova të reja të mashtrimeve skandaloze të komisionit të ligjeve dhe kuvendit të Shqipërisë lidhur me konsultimet dhe mbështetjen që ka marrë për ligjin antikushtetues të pushtimit për Gjykatës Kushtetuese nga sekti kriminal që ka kontrollin e institucionit të Kuvendit.

Më 12 shkurt 2020 ka miratuar ligjin për të ndryshuar formatin e betimit. Jemi sot për të demaskuar falsifikime të tjera të këtij kuvendit.

Në raportin e komisionit të datës 6 shkurt 2020 kur është shqyrtuar ky projektligji, relatohet se projektligjet për Gjykatën Kushtetuese dhe për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i është përcjellë për dijeni disa institucioneve, dhe natyrisht dhe ministrisë së padrejtësisë.

Komisioni i ligjeve citon se paralelisht me dhënien e mendimeve është ngritur dhe një grup pune me asistencën e EURALIUS.

Presidenti i Republikës më 11 shkurt 2020 i kërkoi informacion zyrtar të gjitha institucioneve të sipërcituara për të ditur mendimin e tyre të vërtetë për këtë projektligj. Deri më tani janë administruar këto përgjigje. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kthyer një përgjigje të mrekullueshme Kuvendit dhe posaçërisht komisionit për çështjet ligjore.

KSHH ka parashtruar qartë kundërshtimet për këtë ligj bazuar në argumente kushtetuese e ligjore.

KSHH ka vlerësuar se ceremonia e betimit nuk mund të realizohet në formë të shkruar. Akti i betimit duhet të bëhet vetëm para Presidentit thekson KSHH. Shumë mirënjohje për KSHH dhe shumë keqardhje për relatuesit që thonë se kanë marrë mbështetje.

Shkolla e magjistraturës nuk ka shfaqur opinion ligjor, pra një mashtrim tjetër i Kuvendit. Kryetari i KED dhe ai thotë se nuk ka pasur dijeni për të dhënë mendim për nismën. Instituti i Studimeve Politike i ka kthyer pres këtë përgjigje ku informon se është ftuar për të dhënë opinionin e tij në mënyrë elektronike ku është shprehur kundër. Thellon krizën dhe ilegjitimitetin e këtyre institucioneve.

KLGJ ka kthyer këtë përgjigje ku informon se KLGJ-së nuk i është kërkuar dhënie opinioni për ligjin për GJK dhe nuk ka dhënë opinion as me shkrim e as verbal. Një gënjeshtër tjetër. KLP ka kthyer këtë përgjigje: për pr.ligjin nuk rezulton të jetë kërkuar mendim nga Kuvendi në adresë të KLP.

Qendra Respublica, nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Kuvendit për shkak të ngarkesës së madhe të punëve. prapë një gënjeshtër tjetër e Kom të ligjeve dhe Kuvendit.

Soros për shkak të pamundësisë kohore për t’iu përgjigjur, nuk i ka kthyer mendim”, deklaroi Presidenti.