Gjosha vizitë në Rumani, takime me zyrtarët e lartë

483
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Rumani. Qëllimi i kësaj vizite është marrja e eksperiencave dhe praktikave më të mira që Rumania ka ndjekur gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Europian. 
Takimin e parë Ministrja Gjosha e zhvilloi me Ministrin e Fondeve Europiane, Marius Nica. Ministrja Gjosha, shprehu në emër të qeverisë shqiptare falenderimet për mbështetjen që Rumania i ka dhënë Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Duke folur për hapat përpara që Shqipëria po hedh me procesin e integrimit, Ministrja Gjosha, u shpreh se leksionet e mësuara nga vendet që kanë kaluar më herët këtë proces, janë një ndihmë shumë e madhe për Shqipërinë. 
” Duke marrë eksperiencën më të mirë nga partnerët tanë, ne do të mundemi të avancojmë më lehtësisht me procesin, pasi kështu do të mësojmë dhe do të evitojmë gabime që mund të jenë bërë. Për ne shkëmbimi i ekspertizës ka një rëndësi të veçantë ndaj edhe krijimi Task-force të përbashkët për të cilën është rënë dakord mes Kryeministrit shqiptar dhe atij rumun, do të kishte vlerë të madhe”, tha Ministrja Gjosha.
Ministrja theksoi se veçanërisht në disa fusha specifike asistenca e Rumanisë është me vlerë në këtë fazë të procesit që ndodhet Shqipëria, kur pritet të hapen sa më shpejt negociatat me Bashkimin Europian. 
Bashkëbiseduesit u ndalën në rëndësinë që ka ngritja e strukturave, por edhe kapacitetet njerëzore, për përthithjen e sa më shumë fondeve nga BE-ja.
“Ju nuk duhet të bëni të njëjtat gabime që ka bërë Rumania. Për përthithjen e fondeve nga Bashkimi Europian, është e domosdoshme që të keni projekte të planifikuara dhe të hartuar sipas sektorëve të caktuar, për të mos humbur kohë. Kjo është një këshillë që ne ju japim, pasi përthithja e fondeve në faza të ndryshme të procesit të integrimit është e vështirë”, tha Ministri Nica. 
Ministri gjithashtu u shpreh se administrata publike duhet të jetë e përgatitur për procesin, veçanërisht punonjësit që merren në mënyrë të drejtpërdrejtë me të. 
“Rumania rriti ndjeshëm pagat për të gjithë ata punonjës të cilët u përfshinë në procesin e negociatave dhe vazhdimësinë e procesit të integrimit. Është shumë e rëndësishme mbështetja financiare e tyre, pasi kështu ju mund të keni ekspertët më të mirë të fushës”, tha Ministri rumun. 
Ministrja e Integrimit Europian, zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë së Rumanisë, Liviu Stancu. Gjatë takimit u diskutuan jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, por edhe mbi sfidën që Shqipëria ka në luftën kundër korrupsionit, një prej prioriteteve kyçe për tu plotësuar nga Bashkimi Europian. 
Ministrja Gjosha vlerësoi atë ç’ka Rumania ka bërë për të luftuar korrupsionin dhe theksoi se veçanërisht në këtë moment kur reforma në Drejtësi është thelbësore për të avancuar me procesin e integrimit të Shqipërisë, asistenca e Rumanisë do të vlerësohej shumë. 
Programet e binjakëzimit, dhënia e ekspertizës në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave, pavarësisë së sistemit gjyqësor, u panë mes bashkëbiseduesve si mekanizmat më të mirë të bashkëpunimit. Një grup pune i përbashkët ka identifikuar më specifikisht fushat dhe në vijim pritet të konkretizohet asistenca nga Rumania. 
Ministrja Gjosha u shpreh se reforma në drejtësi do t’i ndezë dritën jeshile fazës së radhës së procesit të integrimit për Shqipërinë, që është hapja e negociatave. 
‘Ne duam ta përfundojmë sa më shpejt këtë reformë, pasi pa realizuar atë ne nuk mund të kalojmë në hapjen e negociatave. Ndaj çdo ndihmë e shtetit tuaj dhe e të gjithë vendeve anëtare, për ne është e çmuar. Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht të përfundojë reformën në drejtësi”, tha Ministrja Gjosha.
Sekretari i Shtetit, Liviu Stancu, u shpreh se Rumania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë dhe do të jetë e hapur të ofrojë asistencën e saj në të gjitha fushat ku ka nevojë.
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Presidenten e Institutit Europian të Rumanisë, Alina Bargaon. Ndryshe nga modelet e rajonit, ky institut është publik në Rumani dhe operon që prej nisjes së procesit të negociatave në disa fusha kryesore që lidhen drejtpërdrejt ne procesin e integrimit. 
Gjatë takimit u diskutua lidhur me rolin që ky institut ka patur në Rumani, duke ofruar asistencë në përkthimin e legjislacionit, komunikim, trajnime të punonjësve të administratës, por gjithashtu edhe në kryerjen e studimeve me impakt për procesin e integrimit. 
Instituti i cili është nën koordinimin e Ministrisë për Çështje Europiane, ka rezultuar efektiv me ekspertizën e tij duke u mbështetur nga Bashkimi Europian, veçanërisht gjatë hapjes së negociatave. 
Ministrja Gjosha, vlerësoi se shkëmbimi i eksperiencës në këtë drejtim do të ishte me shumë vlerë për Shqipërinë. Presidentja e Institutit Europian të Rumanisë, u shpreh e gatshme për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme, ku puna e këtij instituti në Rumani ka qenë e suksesshme.
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Rumani. Qëllimi i kësaj vizite është marrja e eksperiencave dhe praktikave më të mira që Rumania ka ndjekur gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Europian. 
Takimin e parë Ministrja Gjosha e zhvilloi me Ministrin e Fondeve Europiane, Marius Nica. Ministrja Gjosha, shprehu në emër të qeverisë shqiptare falenderimet për mbështetjen që Rumania i ka dhënë Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Duke folur për hapat përpara që Shqipëria po hedh me procesin e integrimit, Ministrja Gjosha, u shpreh se leksionet e mësuara nga vendet që kanë kaluar më herët këtë proces, janë një ndihmë shumë e madhe për Shqipërinë. 
” Duke marrë eksperiencën më të mirë nga partnerët tanë, ne do të mundemi të avancojmë më lehtësisht me procesin, pasi kështu do të mësojmë dhe do të evitojmë gabime që mund të jenë bërë. Për ne shkëmbimi i ekspertizës ka një rëndësi të veçantë ndaj edhe krijimi Task-force të përbashkët për të cilën është rënë dakord mes Kryeministrit shqiptar dhe atij rumun, do të kishte vlerë të madhe”, tha Ministrja Gjosha.
Ministrja theksoi se veçanërisht në disa fusha specifike asistenca e Rumanisë është me vlerë në këtë fazë të procesit që ndodhet Shqipëria, kur pritet të hapen sa më shpejt negociatat me Bashkimin Europian. Bashkëbiseduesit u ndalën në rëndësinë që ka ngritja e strukturave, por edhe kapacitetet njerëzore, për përthithjen e sa më shumë fondeve nga BE-ja.
“Ju nuk duhet të bëni të njëjtat gabime që ka bërë Rumania. Për përthithjen e fondeve nga Bashkimi Europian, është e domosdoshme që të keni projekte të planifikuara dhe të hartuar sipas sektorëve të caktuar, për të mos humbur kohë. Kjo është një këshillë që ne ju japim, pasi përthithja e fondeve në faza të ndryshme të procesit të integrimit është e vështirë”, tha Ministri Nica. 
Ministri gjithashtu u shpreh se administrata publike duhet të jetë e përgatitur për procesin, veçanërisht punonjësit që merren në mënyrë të drejtpërdrejtë me të. 
“Rumania rriti ndjeshëm pagat për të gjithë ata punonjës të cilët u përfshinë në procesin e negociatave dhe vazhdimësinë e procesit të integrimit. Është shumë e rëndësishme mbështetja financiare e tyre, pasi kështu ju mund të keni ekspertët më të mirë të fushës”, tha Ministri rumun. 
Ministrja e Integrimit Europian, zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë së Rumanisë, Liviu Stancu. Gjatë takimit u diskutuan jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, por edhe mbi sfidën që Shqipëria ka në luftën kundër korrupsionit, një prej prioriteteve kyçe për tu plotësuar nga Bashkimi Europian. Ministrja Gjosha vlerësoi atë çka Rumania ka bërë për të luftuar korrupsionin dhe theksoi se veçanërisht në këtë moment kur reforma në Drejtësi është thelbësore për të avancuar me procesin e integrimit të Shqipërisë, asistenca e Rumanisë do të vlerësohej shumë. 
Programet e binjakëzimit, dhënia e ekspertizës në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave, pavarësisë së sistemit gjyqësor, u panë mes bashkëbiseduesve si mekanizmat më të mirë të bashkëpunimit. Një grup pune i përbashkët ka identifikuar më specifikisht fushat dhe në vijim pritet të konkretizohet asistenca nga Rumania. Ministrja Gjosha u shpreh se reforma në drejtësi do t’i ndezë dritën jeshile fazës së radhës së procesit të integrimit për Shqipërinë, që është hapja e negociatave. 
‘Ne duam ta përfundojmë sa më shpejt këtë reformë, pasi pa realizuar atë ne nuk mund të kalojmë në hapjen e negociatave. Ndaj çdo ndihmë e shtetit tuaj dhe e të gjithë vendeve anëtare, për ne është e çmuar. Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht të përfundojë reformën në drejtësi”, tha Ministrja Gjosha.
Sekretari i Shtetit, Liviu Stancu, u shpreh se Rumania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë dhe do të jetë e hapur të ofrojë asistencën e saj në të gjitha fushat ku ka nevojë.
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Presidenten e Institutit Europian të Rumanisë, Alina Bargaon. Ndryshe nga modelet e rajonit, ky institut është publik në Rumani dhe operon që prej nisjes së procesit të negociatave në disa fusha kryesore që lidhen drejtpërdrejt ne procesin e integrimit. Gjatë takimit u diskutua lidhur me rolin që ky institut ka patur në Rumani, duke ofruar asistencë në përkthimin e legjislacionit, komunikim, trajnime të punonjësve të administratës, por gjithashtu edhe në kryerjen e studimeve me impakt për procesin e integrimit. 

Sigal