Skandali i Volkswagen, ish-shefi i ekzekutivit nën hetim nga prokurorët gjermanë

428
Prokurorët gjermanë kanë nisur hetimin ndaj ish-shefit ekzekutiv të Volkswagen, Martin Winterkorn. Lajmi është raportuar nga zyra e Prokurorisë, sipas së cilës, Winterkorn do të hetohet për mashtrimin e shitjeve të makinave me të dhëna të manipuluara. Martin Winterkorn është larguar javën e kaluar, pas 9 vitesh në krye të ekzekutivit, duke u zëvendësuar nga Matthias Muelle. Gjithashtu, çështja e Volkswagen do të jetë në axhendën e ministrave evropianë, që do të mblidhen më 1 tetor.
Sigal