Gjoka, në “duart” e SPAK-ut/ Berisha: Bandit, grabiti 100 mijë metra katrorë në Velipojë

43
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me operacionin e fundit të SPAK-ut, ku është arrestuar biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Në një deklaratë për mediat Berisha deklaroi se Pëllumb Gjoka me ndihmën e Kryeministrit Edi Rama ka grabitur metra katrorë në Velipojë.

Ish-kryeministri tha se Gjoka ishte i afërt me Ramën sa dhe vetë ish-Sekretari I Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

“Krahas shkarkimit të Damian Gjiknurit, numrit dy të PS-së, sot është njoftuar arrestimi i disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin.

Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka, një nga banditët kryesorë, një njeri, i cili me ndihmën e Edi Ramës, ka grabitur rreth 100 mijë metra katrorë në Velipojë. Akuzohet edhe për vrasje njerëzish.

Pëllumb Gjoka ka një motel këtu, të cilit Edi Rama i ka dhënë apo donte t’i jepte pesë yje dhe kazino.

Pëllumb Gjoka ishte po kaq i afërt me Edi Rramën sa Damian Gjiknuri.”-u shpreh Berisha