Gjimnazistja pyet kryeministrin: I dënuar për përdhunim, përse nuk shkarkohet Elvis Rroshi?

360
Sigal

Gjimnazistja pyet
kryeministrin: Cfarë duhet të ndodhë tjetër që të veprosh

 

Jam Amanda 18 vjeç.

Dua të pyes sot Edi
Ramen; përse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie?

A nuk i mjafton Edi
Ramës ajo që Elvis Rroshi ka bërë? Nuk i mjafton dënimi nga drejtësia europiane
për përdhunim dhe trafik droge?

A e ka menduar Edi Rama
se duke qëndruar në krah të Elvis Rroshit po inkurajon dhunuesit e grave dhe të
fëmijëve?

A e ka menduar Edi Rama
se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët?

Cfarë tjetër duhet të
ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim?

Cfarë duhet të ndodhë
tjetër që Edi Rama ta shkarkojë Elvis Rroshin?