I bëj thirrje kolegëve të mij socialistë që të mos ndjekin Edi Ramën në rrugën e tij për shkatërrimin e përcarjen e Shqipërisë.
Dihet që Edi Rama është armiku i zgjedhjeve të lira e të ndershme prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe në PS.
Dekreti i presidentit është një veprim për bashkimin e shqiptarëve dhe jo ndarjen e tyre,për zgjedhje të lira dhe jo për zgjedhje të kapura nga krimi,për integrimin dhe jo për izolimin e shqiptarëve.
Prandaj të bashkohemi te vlerat e vërteta dhe ta lemë vetëm Edi Ramën në cmendurinë e tij për para e për pushtet dhe në greminën ku ai do të fusë vendin dhe socialistët e ndershëm.
Sot është koha që të zgjedhim të mirën për vendin dhe familjet tona dhe të largohemi nga e keqja, që përfaqëson Edi Rama i cili mendon vetëm për xhepin dhe pushtetin e vet dhe të krimineleve rreth tij.