Analiza/ Fatos Lubonja: PS, ka projekt për të kapur të gjitha institucionet

250
Sigal

 Drejtësia dhe policia  asnjiherë nuk kanë qënë kaq të kapura rreth një partie. Heshtja e prokurorisë për ngjarjet e Elbasanit dhe patronazhistëve treguan se drejtësia është kthyer në një shërbëtore e bindur e “Rilindjes’

/Gazeta TELEGRAF

Reformat e bëra nga Rama në funksion të këtij qëllimi

Mendoj që këtu ka ardhur puna, që krimi ka sjellë krimin, në një farë mënyre dhe po marrim momentin e patronazhistëve dhe gjithë ato të dhënat. Ka disa probleme që kanë sjellë deformim të votës. Aty kishte një problem shumë të madh që njerëzit përcaktoheshin ata që ishin të pavendosurit, ata që ishin të pasigurt, kështu që ata kanë bërë një lloj…inxhinieria është fokusuar aty dhe tek zonat. Ka pasur komente të shumta. Të gjitha këto, e para, janë shkelje ligjore, e dyta, janë mekanizmi i veprimit. Gjithë këta patronazhistë, diku me lekë, diku me presion, diku me punësim, diku me kushërinj, kanë deformuar votën e njerëzve, kanë ndikuar.

“Pas 1996-s është hera e parë që i kemi të gjitha rreth një partie. Asnjëherë nuk ka qenë drejtësia kaq e kapur rreth një partie sa të heshtë për atë që ndodhi në Elbasan dhe të dezinformojë”

Drejtësia e kapur

Këta amerikanët që vijnë ne na gjykojnë, e keni parë çfarë është bërë në Amerikë nga PD, për shkak se Putin na ka ndikuar në zgjedhje për të fituar Trump, jo me lekë, por nëpërmjet ‘Facebook’, internetit, me të gjithë ato mënyra, që në mënyrë të përcaktuar qartë, kanë ndikuar tek një pjesë e elektoratit. Këtu tek ne, agjencitë e pavarura  tonat, prokuroritë në këtë rast, duhet të vinin alarmin se çfarë bëhet me këto lloj gjërash. Nuk kanë bërë asgjë. Mendoj që drejtësia këtu është e kapur. Drejtësia do vendosë si rëndomtë. SPAK nuk veproi asnjë moment për këto 50 kallëzime. Kur erdhi puna për “Lapsin”, para zgjedhjeve e kërkoi “Lapsin” t’i merrte serverin, kur erdhi puna për të hetuar ata të “e-Albanias,”, kam një mik në Austri që tha, “kjo vetëm nga e-Albania ka ardhur sepse aplikova dhe vetëm ata e kishin numrin tim”. Boll një provë e tillë për të hapur një proces. Ajo që më shqetëson përtej këtyre detajeve, është projekti i kësaj partie për të kapur të gjitha institucionet, në vend të demokratizimit. Mendoj që të gjitha reformat që ka bërë Edi Rama, dhe administrativja, ka qenë në funksion të rritjes së pushtetit për të kapur vota dhe, drejtësia për t’u ruajtur nga gjërat që bën vetë të paligjshme. Të gjitha këto janë një projekt i rrezikshëm.

Drejtësia dhe policia asnjëherë nuk kanë qenë kaq të kapura rreth një partie.

Unë mendoj që, kemi shumë kohë që bëjmë sikur nuk ndodh asgjë këtu në këtë vend ku krimi lulëzon, bashkëpunon me politikën, hyn në parlament, tani ndihmohet dhe nga policia. Ajo që ndodhi në Elbasan ishte metaforë e një partie, që ka kapur policinë, ka kapur drejtësinë, ka kapur krimin dhe i përdor këto për të grabitur vota. Ajo që ka ndodhur me patronazhistët është po ashtu një krim shumë i madh dhe çudia që kam unë është që, bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ai na ka përdorur shtetin, na ka marrë të dhënat që gjithë bota do kishte ulëritur, vetëm këtu tek ne nuk ndodh asgjë. Unë mendoj që vetëm këto dy fakte, Elbasani dhe patronazhistët të cilëve, të dyve çuditërisht kryeministri ynë iu çoi mesazhin “unë jam krenar për ju”, para zgjedhjeve, që ajo partia që e ka bërë, po të kishim vend normal, nëse do përdorja një metaforë futbollistike, duhet të dilte në kategorinë e dytë, jo vetëm që duhet të ishin përsëritur zgjedhjet, por kjo parti nuk do të ishte lejuar fare të futej në zgjedhje. Do të ishte përpara një ndëshkimi, nuk i lejohet, është e paligjshme si parti që bën këtë. Në këtë vendin tonë, meqenëse të gjithë kanë bërë kështu, se themi kështu ka bërë dhe Berisha, dhe ky, dhe ai, neve, bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Mendoj që të gjitha reformat që ka bërë Edi Rama, dhe administrativja, ka qenë në funksion të rritjes së pushtetit për të kapur vota dhe drejtësia për t’u ruajtur nga gjërat që bën vetë të paligjshme”

Kjo na ka çuar në një situatë që është dhe më e rëndë se më herët. Pas ’96 është hera e parë që i kemi të gjitha rreth një partie. Asnjëherë nuk ka qenë drejtësia kaq e kapur rreth një partie sa të heshtë për atë që ndodhi në Elbasan dhe të dezinformojë. As drejtësia, as policia, për mendimin tim. Pse? Sepse kanë qenë më të shpërndara këto parti, bandat rreth partive, interesat e këtyre partive banda. Në qoftë se do kishim prokuror Llallën që ishte i Berishës, ose i Metës, apo dhe disa prokurorë të Metës, apo dhe Rama në pushtet që do kishte të vetët, do kishin frikë. Do kishin frikë t’i bënin këto, sepse mund të qëllonte një nga ata prokurorët atje, që më hapte procesin, ndërsa tani nuk kanë më frikë fare. Kjo është një hap shumë i rrezikshëm, që kemi hedhur që duhet ta bëjë shoqërinë, që të mendojë se ku mund të çojë abuzimi me pushtetin. Pyetja që kam unë është, ore kush është limiti që zgjedhjet quhen gabim? I ngre atij komisioni atij? Çfarë duam ne ? Vetëvendosja ka dalë me prova të qarta, 5-10-15, ore kush është prova që ty të anulon zgjedhjet?  Ka ligje këtu, apo nuk ka ligje? Nuk mund të shkosh ti, këto zgjedhje janë mirë për Shqipërinë. Na bëjnë disa standarde që thonë nuk ndalohet shteti nga partia, patronazhistët dhe pastaj thonë zgjedhjet ishin të mira, vazhdoni. Nuk arrij ta kuptoj këtë gjuhë. Po na çon një situatë që, abuzimi i pushtetit i Edi Ramës, që thotë jam krenar për patronazhistët dhe për policët dhe kriminelët në Elbasan, më çon një situatë shumë të frikshme për të gjithë ne