Bujar Nishani: Nëse mazhoranca ndërmerr hapa për të shkarkuar presidentin pas këtij akti, atëherë Republika është nën sulm

711
Sigal

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar në Syri Tv, situatën e fundit politikë në vend, ku Presidenti Ilir Meta shfuqizoi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Ai thotë se kryetari i qeverisë dhe përfaqësues të politikës, nuk kanë tagrin kushtetues të bëjnë gjykim mbi një vendim të Presidentit.

”Gjithkush ka të drejtë të ketë fjalën e tij, të bëjë analizën e tij, por askush që nga kryetari i qeverisë dhe përfaqësues të politikës, nuk kanë tagrin kushtetues të bëjnë gjykim mbi një vendim të Presidentit. Presidenti i Republikës është i paraparë si interepretuesi i parë u Kushtetutës. Interpretuesi i parë sipas Gjykatës Kushtetuese është Presidenti, dhe përfundmitar është Gjykata Kushtetuese. Ai ka bërë interpretimin e tij sipas Kushtetutës. Ka shfrytëzuar tagrin e tij kushtetues, ka nxjerrë një dekret dhe e ka ç’dekretuar Gjithkush që nuk ka mospajtim shkon të Presidenti i Republikës”, -tha Nishani.

I pyetur nëse ky është akt politik apo i një shtetari, ish-Presidenti Nishani nënvizoi se: ”Presidenti i Repubkikës i ka të dyja anët e medaljes ka edhe gjykimin politik edhe atë të një shtetari. Sjellja politikë nuk është vetëm partizane por edhe në kuptimin politik. Në aspektin kushtetues ka përmbushuar dy nga detyrat thelbësore që ka Presidenti i Republikës. Ka si detyrim nr 1 kushtetues përfaqësimin e unitetit të popullit dhe duhet të garantojë unitetin e popullit që e ka bërë duke e lënë të çohet në përplasje civile. Ka garantuar pluralizimin në Shqipëri”, tha Nishani.

Ish-Presidenti Nishani tha se “nëse mazhoranca ndërmerr hapa për të shkarkuar presidentin pas këtij akti, atëherë Republika është nën sulm dhe presidentit i lind e drejta të marrë çdo vendim për të mbrojtur Republikën”.